Sport

Shearer zgjedh kampionin dhe katërshen e Ligës Premier për këtë sezon (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 12 August 2017

Legjenda angleze, Alan Shearer ka bërë përzgjedhjen e tij për skuadrën të cilën mendon se do të shpallet kampion i Ligës Premier në këtë sezon, teksa ka zgjedhur edhe skuadrat që mendon se do të përfundojnë në ‘Top 4’.

Lufta për titull, por edhe për top katërshe do të jetë shumë e madhe këtë sezon në Ligën Premier, pasi të gjitha skuadrat e mëdha janë përforcuar dhe duan ta thonë fjalën e tyre.

Neville zgjedh top katërshen dhe kampionin e Ligës Premier për sezonin e ri

-Advertisement-

Megjithatë, sipas legjendës së Anglisë dhe futbollit anglez, Shearer, do të jenë Djajtë e Kuq, të cilët në fund do të shpallen kampion, teksa skuadrat tjera që përfundojnë në katërshe janë, Manchester City, Arsenali dhe Chelsea.

“Man City do të luftoj deri në fund, por mendoj se Unitedi do shpallet kampion”, ka thënë fillimisht legjenda angleze, Shearer për BBC.

“Jose Mourinho fitoi dy trofe sezonit të kaluar [Kupën dhe Ligën e Evropës] dhe riktheu skuadrën përsëri në Ligën e Kampionëve, dhe ai i ka forcuar ata përsëri në mënyrë të konsiderueshme këtë verë”.

“Duke blerë Romelu Lukaku nga Everton, United ka nënshkruar me një qendërsulmues, i cili në moshën 24 vjeçare, duhet të jetë në formën më të mirë të tij, pasi ka shënuar rregullisht në Ligën Premier për pesë sezonet e fundit, me West Brom dhe Everton”, përfundoi ish-sulmuesi i Newcastle.

Renditja e Ligës Premier në fund të sezonit sipas Shearerit

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera