Shea: NATO të angazhohet më shumë për sigurinë në Kosovë, palët të rikthehen në dialog

Autori: Gazeta inFokus
08:08 | 22 November 2023
Ish-zëdhënësi i NATO-së gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, Jamie Shea, ka bërë thirrje që trupat e NATO-së të rrisin angazhimin e tyre në Kosovë, për shkak të tensioneve të larta me Serbinë.
Shea ka thënë se situata në Ballkanin Perëndimor është e ndjeshme dhe sipas tij, grumbullimi i ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk i ndihmon situatës.
Ai ka kërkuar që palët të rikthehen në tryezën e dialogut.
“Nuk ka dyshim se situata në Ballkanin Perëndimor është ndjeshme, prandaj vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ka rëndësi të veçantë. Që nga pranvera situata ka qenë shumë tensionuar në Kosovë. Së pari ishte çështja e targave, zgjedhjet në veri, dhe së fundmi kulmoi me aksionin paramilitar në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës. Prezenca e Stoltenberg në Ballkan tregon se NATO-ja i ka sytë tek rajoni për të ofruar siguri dhe paqe”, ka thënë Shea.
Tutje Shea, vlerëson se NATO duhet të merr më shumë masa për sigurinë e Kosovës dhe të vendos trupat e tij përgjatë vijës kufitare në veri.
“Në asnjë formë Kosova nuk paraqet rrezik për Serbinë dhe është absurde të mendohet ndryshe. Nëse është e sigurt ajo qe tha kryeministri Kurti se Beogradi ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën atëherë kjo është diçka serioze. Ato sisteme kundër-ajrore do ta paraqisnin më shumë rrezik për helikopterët e KFORI-t sepse Kosova nuk ka mjete të tilla në dispozicion. Me të vërtetë po shpresoj se Serbia nuk ka ndërmarrë aso veprime. Duke i pasur parasysh të gjitha këto rrethana, konsideroj se është e domosdoshme të shtohet numri i ushtarëve të KFORI-t në Kosovë dhe ata të pozicionohen përgjatë kufirit në veri. Në atë pjesë të vendit duhet të evitohet në çdo mënyrë transportimi i armëve dhe i mjeteve të tjera të rrezikshme”, u shpreh Shea.
Ish-zëdhënësi i NATO-s ka thënë se se ndikimi i Rusisë në Ballkan ka rënë, megjithatë sipas tij akoma Moska synon që të krijoj trazira.
“Rusia synon gjithmonë të krijojë probleme për Perëndimin dhe është në kërkim të mundësive për ta bërë këtë gjë. Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar për rrezikun dhe ndikimin e Rusisë në Republikën Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithashtu Rusia i nxit dhe i përkrah gjithandej forcat populiste në Ballkan për të krijuar ndarje. Megjithatë ne ditët e sotme fuqia e Rusisë ka rënë dukshëm dhe nuk mund të krahasohet me fuqinë e Perëndimit”, deklaroi Shea për tëvë1.
Vetëm dy ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se po ngjan një riorganizim paramilitar e terrorist nga Millan Radoiçiq dhe se Serbia ka dislokuar sistemet kundër-ajrore në afërsi të kufirit me Kosovën.

Të tjera
-
Zhvillimet e fundit: Shefja e ambasadës amerikane i bashkohet takimit tashmë dy orësh të Kurtit dhe Osmanit
Ka dy orë që po vazhdon takimi i mbyllur mes presidentes Osmani dhe kryeminis...
-
Berisha me thirrje të pazakontë për policinë e Kosovës në veri: Mos lejoni trazira, mos u bëni pjesë e skenareve politike
Ish-deputeti dhe ushtaraku i njohur, Hisen Berisha, ka dalë me një thirrje të...
-
Aksident me fatalitet në Fushë Krujë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fushë-Krujë. A2 CNN më...
-
Policia dështon ta sjellë me detyrim Fitore Pacollin, Gjykata shqyrton urdhërarrestin ose paraburgimin e deputetes
Në mungesë të deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, për herë të dytë ka dështuar t...
-
Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK’së
Ka vdekur ish-gazetari kosovar, Mehmet Spahiu. Ai ishte Asamblist i Kuvend...
-
Ushtarët shqiptarë dhe austriakë dislokohen në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se ushtarët shqiptarë dhe au...
-
Trumpi thotë se Izraeli është pajtuar me një armëpushim 60-ditor në Gazë
Izraeli ka rënë dakord me "kushtet e nevojshme" për të finalizuar një armëpus...
-
Përparim Rama emëron një drejtor të ri në Komunën e Prishtinës
Nga sot drejtorinë e Shërbimeve Publike do ta udhëheqë Bekim Gashi. Këtë d...
-
Osmani e Kurti “në kërkim” të daljes nga ngërçi- takimi po zgjat mbi një orë
Ka më shumë se një orë që ka nisur takimi ndërmjet presidentes së vendit, Vjo...
-
Babai i dyshuar për abuzim seks*ual ndaj vajzës 12 vjeçare del para gjykatës
Z.M., 36-vjeçari, që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mi...
-
Mimoza e pafajshme, paralajmëron padi ndaj atyre që thonë se komunikoi me Radoiçiqin dhe Listën Serbe
Kryetarja e Alternativës njëherësh deputete e LVV-së, Mimoza Kusari, ka komen...
-
Vuçiq proteston te Perëndimi për urat në Mitrovicë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi ka protestuar te fuqi...