Lajme

Babai i dyshuar për abuzim seks*ual ndaj vajzës 12 vjeçare del para gjykatës

Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 02 July 2025

Z.M., 36-vjeçari, që dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur 12-vjeçare, të mërkurën ka dalë para Gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë, raporton TCH.

Rasti që tronditi Shqipërinë u zbulua në fshatin Sheqishte të Patosit.

Vajza, tash adoleshente, e denoncoi babanë pasi fillimisht u largua nga banesa ku jetonin si familje.

-Advertisement-

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, sipas dëshmisë së nënës së vajzës, 36-vjeçari kishte abuzuar me të ndër vite. Vajza, e vogël në moshë, kishte heshtur shkaku i frikës dhe presionit psikologjik.

Ajo është strehuar në një qendër rehabilitimi në Tiranë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera