Lajme

SHBA, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë tenton të zbusë tensionet pas dorëheqjes

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 22 July 2017

Pas dorëheqjes, Zëdhënësi I Shtëpisë së Bardhë, Shon Spajser ka tentuar të ulë tonet përçarëse në administratën Trump. Ndërsa presidenti amerikan sulmoi mediat duke thënë se kanë abuzuar në lidhje me Spajser.Zëdhënësi I Shtëpisë së Bardhë, Shon Spajser, është përpjekur që të minimizojë zërat për përçarje në administratën Trump, pasi njoftoi dorëheqjen. Vendimi I Spajser erdhi për shkak të emërimit të drejtorit të

ri të komunikimit nga presidenti amerikan. Por ish-zëdhënësi duke folur për Foks Njuz tha se nuk ka asnjë keqardhje për 6 muajt e kaluara në Shtëpinë e Bardhë.

Financier I Uoll Strit, Antoni Skaramuçi do ketë postin e drejtorit të komunikimit në ekipin e Trump, post ky që deri të premten mbulohej pjesërisht nga Shon Spajser që prej largimit të Majk Dubke.
“Natyrisht presidenti donte të rriste numrin e ekipit. Por une mendova se ishte më mirë për departamentin e komunikimit që të mos kemi shumë biskota në kuzhinë.
Pa mua në ekip, ata do kenë një fillm të ri”, u shpreh Spajser. Pas dorëheqjes me anë të një postimi në tuitër ai lë të kuptohet se në vjeshtë mund të kthehet përsëri në administratën Trump, por nuk zbulon se çfarë posti do të mbajë.
Nga ana tjetër presidenti amerikan I ka kushtuar atij një mesazh në tuitër. Trump ka falënderuar Spajser për kontributin që ka dhënë në postin që ka ushtruar si dhe ka sulmuar mediat për abuzim ndaj ish-zëdhënësit. Tashmë postin e Spajser do e zërë zëvendësja e tij, Sara Hakëabe Sanders.
Emërimet e reja në Shtëpinë e Bardhë vijnë në një kohë kur ekipi dhe vetë presidenti amerikan po përballet me hetimet për lidhjet me Rusinë

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera