SHBA- Vietnam, partneritet strategjik
Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 10 September 2023
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden nisi këtë të diel një vizitë të shkurtër në Vietnam, duke deklaruar se dy vendet kanë mundësi të ndikojnë tek e ardhmja e Indo-Paqësorit në dekadat e ardhshme.
Zoti Biden tha se gjatë vizitës së tij një ditore, shpresonte të arrihej përparim në çështje që lidhen me klimën dhe ekonominë.
“Vietnami dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë kritikë në atë që për ne përfaqëson një periudhë kritike”, i tha zoti Biden sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit, Nguyễn Phú Trọng, në nisje të takimit në selinë qendrore të partisë.
Zoti Trong tha se takimi përfaqësonte një “mundësi të shkëlqyer” për të zgjeruar marrëdhëniet dy palëshe. Ai falenderoi zotin Biden për ftesën e tij për të vizituar Uashingtonin së shpejti.
Në këtë takim u njoftua se Vietnami i ngriti marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin e partneritetit strategjik. Mes vendeve të tjera që Vietnami synon të njëjtin nivel marrëdhëniesh janë Kina dhe Rusia.
Ngritja e marrëdhënieve në të njëjtin nivel edhe me Shtetet e Bashkuara sugjeron se Vietnami synon të forcojë raportet ndërsa kompanitë amerikane dhe evropiane kërkojnë alternativa përveç fabrikave kineze.
Mes ngadalësimit ekonomik të Kinës dhe konsolidimit të pushtetit politik të Presidentit Xi Jinping, Presidenti Biden po shqyrton mundësistë për të afruar më shumë vende me Amerikën, përfshirë Vietnamin dhe Kamboxhian.
Tregtia mes Shteteve të Bashkuara dhe Vietnamit është rritur që nga viti 2019. Por përparimi i mëtejshëm ka kufizime që lidhen me nevojën e përmirësimeve në infrastrukturën e Vietnamit, aftësive të punëtorëve dhe qeverisjes së tij./VOA
Të tjera
-
Britania nënshkruan marrëveshje me Kosovën për t’i luftuạr bạndạt e trạfiḳimit me njerëz
Kryeministri britanik, Keir Starmer do të nënshkruajë marrëveshje të reja për...
-
Buja: Veseli nuk më ka dhënë urdhra mua e as Reçicës kur ishte shef i ZKZ-së
Shukri Buja gjatë dëshmisë së tij në Hagë ka thënë se Kadri Veseli kur ishte ...
-
Kos: Kosova dhe Serbia, dy shtete që janë rrugës drejt BE-së
E nominuara për Komisionere të re të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, politik...
-
Sụlmọhet një i mitur në Obiliq
Një i mitur është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër në Obiliq. ...
-
Vdẹs policja e Kosovës, Mevlude Hajdari
Ka vdekur pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Mevlude Hajdari. Lajmi është b...
-
Raportet Trump-Kosovë: Çfarë ishin dhe çka mund të pritet
Nga marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, njohja nga Izraeli, der...
-
Gërvalla në Lituani, dështon seanca në rastin ku akuzohet për mosdeklarim të pasurisë
Për shkak se Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe ...
-
Prishja e koalicionit dhe zgjedhjet e reja në Gjermani
Kancelari gjerman Olaf Scholz (SPD) shkarkoi mbrëmë ministrin e Financave Chr...
-
Ministrja Haxhiu për rastin e Atilla Kardesh: Dhụna nuk mund të normalizohet dhe assesi të përdoret për spektakël televiziv
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se dhuna në familje nuk mund...
-
Australia zotohet të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Qeveria e Australisë është zotuar të prezantojë atë që e përshkroi si legjisl...
-
Tahiri pas fitores së Trump: Kanë nisur spekulime për prekjen e kufijve, por ne themeluesit e shtetit jemi gjallë
Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, pas fitores së Do...
-
Ekspertët: Dyfishimi i tatimit në pronë sjell pasoja të mëdha për biznese
Qeveria ka shtyrë për vitin 2026 afatin për zbatimin e tatimit për pronat kom...