Lajme

SHBA-të mesazh Kosovës dhe Serbisë për dialogun: Ka shumë pak kohë për të humbur

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 13 April 2021

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit kanë shprehur qartë përkrahjen e tyre që kanë për Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se zgjedhjet në Kosovë reflektojnë vullnetin e popullit të Kosovës

Abdixhiku mbledh kryetarët e Degëve

-Advertisement-

“SHBA-të duan të fillojnë duke përgëzuar popullin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente, dhe kjo reflekton vullnetin e Kosovës për paqen dhe prosperitetin e këtij vendi. Ne përgëzojmë promovimin e gruas. Kjo është një arritje tejet e madhe që tregon përkushtimin ndaj agjendës së OKB-së”, tha përfaqësuesi amerikan.

Ai po ashtu përmendi edhe procesin e dialogut, për të cilin tha se nuk ka kohë për të humbur.

Në këtë mbledhje ai përmendi edhe marrëveshjen e arritur në Uashington.

“SHBA-të presin që të punojnë me Kurtin e Osmanin në shumë prioritete të përbashkëta, duke filluar nga luftimi i korrupsionit, reformat dhe normalizimi i marrëdhënieve me Sebrinë. Me qeverinë e re të Kosovës ne mirëpresim planet e emisarit të BE-së që dialogut të rinis në të ardhmen e afërt. Zotimet e dhëna nga Kosova dhe Serbia në shtator të vitit 2020 kanë përforcuar nivelin e bashkëpunimit ekonomik. Ne besojmë që ka bazë të mirë, dhe shumë pak kohë për të humbur”, tha ai.

Kësisoj, ai bëri thirrje që të dy palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët.

“Ne thërrasim për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara. SHBA-të duan të ritheksojnë qëndrimin e vet se UNMIK-u duhe të ecë drejt përmbylljes. Ne ftojmë që t’i jepet fund UNMIK-ut. Dua të përgëzoj Kosovën dhe Izraelin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, tha përfaqësuesi amerikan në SHBA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera