Lajme

SHBA-të japin afat te ri për marrveshje Kosove-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 14 January 2020

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Anthony Godfrey ka thënë se shpreson që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje përpara zgjedhjeve presidenciale në Amerikës.

“Pritjet tona janë që para zgjedhjeve në SHBA (3 nëntor), do të ketë progres në procesin e dialogut Beograd-Prishtinë, progresi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për stabilitetin e rajonit. Kështu që ne do të punojmë në mbështetje të dialogut”, ka thënë Godfrey për Vercenje Novosti,

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është bllokuar që nga nëntori i vitit 2018 kur Kosova kishte vendosur taksën 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia e Bosnje e Hercegovina.

-Advertisement-

Serbia vazhdimisht kushtëzonte kthimin në tavolinën e bisedimeve me heqjen e taksës, ndërkohë Ramush Haradinaj pavarësisht presionit të madh të ndërkombëtarëve thoshte se taksa hiqet vetëm në këmbim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Për kthimin e palëve në negociata janë angazhuar edhe dy përfaqësues special të SHBA’së, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, ndërkohë pritet të shihet se çfarë epilogu do të marrin bisedimet, pas krijimit të qeverisë së re në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera