Lajme

SHBA rrëzon një tjetër objekt fluturues pranë kufirit me Kanadanë

Autori: Gazeta inFokus 08:21 | 13 February 2023

Zyrtarët amerikanë thanë se ushtria e Shteteve të Bashkuara rrëzoi të dielën një objekt tetëkëndësh mbi liqenin Huron pranë kufirit kanadez, objekti i katërt i rrëzuar këtë muaj, ndërsa forcat e sigurisë së Amerikës së Veriut janë në gatishmëri të lartë për shkak të kërcënimeve ajrore.

Presidenti Joe Biden urdhëroi të dielën rrëzimin e një “objekti të paidentifikuar” me një raketë nga avionët luftarakë amerikanë mbi liqenin Huron pranë kufirit me Kanadanë. Objekti besohet se ishte i njëjti që është gjurmuar mbi Montana dhe është vëzhguar nga autoritetet që nga nata e kaluar, thanë zyrtarët amerikanë.

Vendi i zgjedhur për rrëzimin e objektit na dha mundësinë për të shmangur dëmet mbi njerëzit në tokë duke përmirësuar edhe mundësitë për mbledhjen e mbetjeve. Nuk ka indikacione për ndonjë civil të lënduar”, tha në një komunikatë Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

-Advertisement-

Objekti u rrezua pak kohë pasi dy objekte të tjera të paidentifikuara u rrëzuan në Alaskë dhe Kanada, meqë po fluturonin në një lartësi që përbënte kërcënim për avionët komercialë, thanë zyrtarë të cilët kanë njohuri për rrëzimet, por folën me agjencinë e lajmeve Associated Press me kusht që të mos u përmendet emrat.

Ligjvënësja Elissa Slotkin, e cila përfaqëson një distrikt në Miçigan afër vendit ku ndodhi incidenti, tha se pilotët e Forcave Ajrore të SHBA dhe Gardës Kombëtare qëlluan objektin. “Punë e shkëlqyeshme e të gjithë atyre që e kryen këtë mision”, shkroi ajo në Twitter.

Ky është objektin e katërt fluturues i paidentifikuar që është shkatërruar mbi Amerikën e Veriut këtë muaj. Zyrtarët amerikanë identifikuan objektin e parë si një balonë mbikëqyrëse kineze dhe incidenti ka tensionuar marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Pekinin.

Pas balonës kineze që u rrëzua më 4 shkurt, të premten, një objekt i dytë u rrëzua në Alaska dhe objekt i tretë u shkatërrua mbi Yukon të Kanadasë të shtunën.

Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja po punojnë për të mbledhur mbetjet e objekteve të rrëzuara, por kërkimet në Alaskë po pengohen nga kushtet e motit të lig të Arktikut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera