SHBA, përveç Ukrainës, ndan para edhe për ushtrinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 08 September 2022
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Një zyrtar i Departmantit amerikan të Shtetit tha se përafërisht 1 miliard dollarë do të ndahen për Ukrainën.
Pjesa tjetër do të ndahet midis: Kosovës, Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Lituanisë, Letonisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.
Ndihma ka për qëllim të përdoret për mbrojtjen e sovranitetit, modernizimin e forcave të sigurisë, përmirësimin e partneritetit me aleancën ushtarake të NATO-s dhe forcimin e kapaciteteve për “t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe agresionit”, tha zyrtari amerikan.
Ndihma amerikane vjen në formë të granteve dhe kredive që do të lejojë shtetet të blejnë armë dhe pajisje mbrojtëse të prodhuara në SHBA.
Sekretari Blinken njoftoi për ndihmën e re gjatë vizitës në Kiev më 8 shtator. Kjo është vizita e dytë e kryediplomatit amerikan në kryeqytetin ukrainas, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Blinken u takua me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, me diplomatët amerikanë dhe vizitoi një spital të fëmijëve, ku foli me të plagosurit nga bombardimet ruse, raporton Reuters.Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar edhe dhënien e armëve për Ukrainën në vlerë prej 675 milionë dollarësh, njoftoi më herët gjatë së enjtes sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Në pakon e re të ndihmës ushtarake do të përfshihen më shumë municione dhe sisteme kundërtanke Humvee, thanë zyrtarët.Me pakon e fundit, ndihma ushtarake që SHBA-ja ka dhënë për Ukrainën qëkur Biden është bërë president arrin vlerën e 15.2 miliardë dollarësh.
Para vizitës në Ukrainë, Blinken ka qëndruar edhe në Poloni, teksa Bjellorusia më 8 shtator njoftoi për stërvitje ushtrake në afërsi të kufirit polak. /REL/
Të tjera
-
Analiza e EUISS: Një sy vigjilent të mbahet në Veri, Perëndimi të angazhohet, ndryshe ka rrezik për eskalim
Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë kanë publikuar një ana...
-
Gjenerali amerikan viziton Batalionin e Manovrimit në kampin e KFOR-it në “Novo Sellë”
Shefi i Stafit të misionit të KFOR-it, gjenerali amerikan Arthur J Graffer, k...
-
Reforma në Trafikun Urban, këto janë risitë që po synohen
Urban, po synohet që të unifikohet bileta e udhëtimit, blerja e autobusëve të...
-
52 aksidente brenda 24 orëve
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 16 aksidente trafiku me të lënduar, d...
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...