SHBA paralajmëron sanksione pas sulmeve me dronë iranianë në Kiev
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/Capture-24-600x3601-1.png)
Autori: Gazeta inFokus
22:40 | 17 October 2022
Shtetet e Bashkuara paralajmëruan se do të ndërmarrin veprime kundër kompanive dhe shteteve që punojnë me Iranin në programin e tij të dronëve, pasi Rusia përdori dronë nga Irani për të kryer sulme kamikazë në Kiev.
“Kushdo që bën biznes me Irani, që mund të ketë çfarëdo lidhje me zhvillimin e dronëve, të raketave balistike apo të shitjes së armëve nga Irani në Rusi, duhet të ketë kujdes për veprimet e tyre. SHBA-ja nuk do të hezitojë të vendosë sanksione apo të ndërmarrë veprime ndaj keqbërësve”, tha më 17 tetor zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel.
“Rusia po varet nga aleanca me Irani dhe është diçka që e gjithë bota – veçanërisht ata në rajon – duhet ta shohin si një kërcënim të madh”, shtoi ai.
Patel tha se SHBA-ja po ashtu beson se dërgesat e dronëve nga Irani shkelin Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që ishte pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
“Ne besojmë se këta dronë janë transferuar nga Irani në Rusi dhe po përdoren nga Rusia në Ukrainë, dhe bëjnë pjesë në mesin e armëve që janë nën embargo sipas Rezolutës 2231”, tha ai.
Ndalesa ndaj eksporteve të armëve konvencionale nga Irani, skadoi në tetor të vitit 2020, pavarësisht përpjekjeve të OKB-së dhe SHBA-së – e cila u largua nga marrëveshja bërthamore – që kjo pikë e rezolutës të mbetej në fuqi.
Megjithatë, rezoluta ka edhe disa kufizime që skadojnë në tetor të vitit 2023, për eksportet që lidhen për raketat balistike që mund të bartin armë bërthamore.
Duke u thirrur në informacione të inteligjencës amerikane, që janë publikuar më herët, Patel tha se disa nga dronët iranianë që Rusia i ka blerë, nuk kanë funksionuar siç duhet.
Zyrtarët amerikanë më herët kanë deklaruar se Rusia – një eksportuese e madhe e armëve – po kthen sytë kah Koreja e Veriut për të blerë armë, ndërkaq Kina ka refuzuar thirrjet për ndihmë. /REL/
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/FotoLajm.jpg)
Të tjera
-
“Së shpejti do të vihet në vend drejtësia”, thotë Begaj për masat e BE-së ndaj Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se masat e Bashkimit Evr...
-
Takimi për dialogun, Tahiri: Do të jenë temat që i ka prodhuar Kurti këto dy vjet e gjysmë
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri në deklarimin pas mbledhj...
-
Kurti e Vuçiq kthehen në dialog, analistët kritikojnë ndërmjetësuesit
Të mërkurën në dialog do të kthehen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe p...
-
LDK e PDK thonë se do të dërgojnë projektligjin për KPM-në në Kushtetuese
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës, do ta dërgojnë...
-
Sulmi ndaj KFOR-it dhe policisë në Zveçan – 15 muaj burgim për të akuzuarin
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 muaj burgim të akuzuarin për...
-
Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Drenasit: Momenti i veçantë në jetën time
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, zyrtarisht është shpallur “Qytetar Nder...
-
ZPS-ja thotë se dëshmitari i 73’të ka njohuri për mënyrën e funksionimit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së
Në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës (UÇK) në Hagë,...
-
Për tri orë shi në Prishtinë i merr uji “përjetimet” e Përparim Ramës
Reshje të mëdha shiu përjetoi mbrëmë Prishtina, shi ky i cili për pak orë arr...
-
E djathta ekstreme në Francë shkakton shqetësim deri në Kosovë
“Bixhoz i rrezikshëm” – kështu e përshkruan shumë media perëndimore vendimin ...
-
KFOR-i mban trajnim për kontrollin e trạzirave dhe turmave
Njësia e Specializuar e KFOR-it ka mbajtur në Prishtinë një trajnim për kontr...
-
Në ditën e vendimit, sëmuret Safet Gjici – Prokuroria kërkon dënimin e tij me 4.6 vite burg
Këtë të hënë Gjykata e Apelit të posaçëm do të shpallë vendimin për ish-kryet...
-
Hungaria merr presidencën e BE, Orban prezanton programin
Kryeministri hungarez Viktor Orban tha për mediat gjermane se dëshiron ta ven...