Lajme

SHBA: Mijëra persona mbesin pa rrymë si pasojë e stuhisë dimërore

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 17 January 2022

Një stuhi e madhe dimërore, e përcjellë nga bora dhe akulli, në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, ka përballur mbi 80 milionë banorë me paralajmërime për motin.

Më shumë se 145,000 persona janë pa energji elektrike në disa rajone jugore dhe lindore.

Virxhinia, Xhorxhia, Karolina Jugore dhe ajo Veriore, kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

-Advertisement-

Shërbimi për Motin në SHBA, ka thënë se në disa rajone pritet të ketë mbi 30 centimetra borë.

Bora dhe akulli mund të “rrezikojnë udhëtimet, furnizimet me rrymë dhe mund të dëmtojnë pemët”, ka thënë Shërbimi për Motin.

Sipas agjencisë së lajmeve, Associated Press, nëpër autostrada është raportuar për qindra aksidente të automjeteve.

Më shumë se 3,000 fluturime brenda dhe jashtë SHBA-së janë anuluar të dielën, sipas faqes që vëzhgon fluturimet, FlightAware.

Aeroporti Charlotte Douglas në Karolinën Veriore është prekur më së keqi, me gati 90 për qind të fluturimeve të anuluara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera