SHBA me “dorë të hekurt”, sanksione të reja ndaj bashkëpunëtorëve të Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 13 December 2023
Shtetet e Bashkuara kanë vendosën sot sanksione të reja ndaj qindra njerëzve dhe kompanive, duke përfshirë ato në Kinë, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, për të parandaluar Rusinë që të shmangë sanksionet ndërsa objektivat janë bankat ruse, energjia, përpunimi i metaleve dhe sektorët e minierave.
Thesari i SHBA-së dhe Departamenti i Shtetit kanë vendosur sanksione ndaj 250 individëve dhe subjekteve në një përpjekje për të frenuar Rusinë dhe për ta parandaluar atë nga shmangia e sanksioneve të vendosura shkaku i pushtimit të Ukrainës.
“Ne do të vazhdojmë të përdorim mjetet që kemi në dispozicion për të promovuar përgjegjësinë për krimet ruse në Ukrainë dhe ata që financojnë dhe mbështesin makinerinë ruse të luftës”, tha në një deklaratë sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.
Ministria e Financave vendosi sanksione ndaj një rrjeti prej katër subjektesh dhe nëntë personash me bazë në Kinë, Rusi, Hong Kong dhe Pakistan për ndërmjetësimin dhe prokurimin e armëve dhe teknologjisë kineze për Rusinë.
Ai thekson se rrjeti u përpoq të anashkalonte sanksionet amerikane dhe kontrollet kineze mbi eksportin e materialeve ushtarake.
Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kompanitë kineze janë gjithashtu në shënjestër të sanksioneve për furnizim me teknologji, pajisje dhe pjesë, duke përfshirë kushinetat, pjesët e aeroplanëve dhe sistemet me rreze X. Kompanitë kineze i takojnë sektorit të imazheve satelitore, të cilat i kanë ofruar fotografi grupit mercenar rus Wagner.
Departamenti i Shtetit ka vendosur sanksione ndaj subjekteve kineze që janë pjesë e një rrjeti që morën pjesë në prokurimin e pjesëve mikroelektronike për konglomeratin shtetëror rus Rostec, i cili tashmë është nën sanksionet e SHBA-së dhe që përdoreshin për luftë elektronike. Si pjesë e kësaj, kompanitë në Rusi, Turqi dhe Hong Kong gjithashtu u sanksionuan.
Të tjera
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...
-
Erëra të forta e shi orët në vijim, komuna e Prishtinës paralajmëron qytetarët: Reduktoni lëvizjet
Komuna e Prishtinës ka dalë me një paralajmërim për orët në vijim për shkak t...
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...