Lajme

SHBA kritikon Rusinë për bllokimin e hetimeve në Siri

Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 02 November 2017

Shtëpia e Bardhë kërkoi nga Rusia që të ndalojë përpjekjet për të rikthyer autoritetin e një organi hetues të Kombeve të Bashkuara, i ngarkuar për të përcaktuar se kush është përgjegjës për sulmet me armë kimike në Siri.

Rusia u ka vënë veto këtyre përpjekjeve në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Autoriteti i Mekanizmit të Përbashkët Hetimor të OKB-së dhe i Organiatës për Ndalimin e Armëve Kimike do të përfundojë në mes të nëntorit.

-Advertisement-

Javën e kaluar, ekipi hetues i OKB-së ka konstatuar se Qeveria siriane ka qenë përgjegjëse për një sulm me gaz sarin në qytetin Khan Sheikhoun, në muajin prill. Dhjetëa njerëz kanë humbur jetën në këtë sulm.

“Përpjekjet e Rusisë për të minuar dhe eliminuar Mekanizmin e Përbashkët Hetimor tregojnë një mospërfillje të kobshme ndaj vuajtjeve dhe humbjeve të njerëzve, si pasojë e përdorimit të armëve kimike, dhe mungesë të plotë respekti për normat ndërkombëtare”, tha përmes një deklarate Shtëpia e Bardhë.

Qeveria e presidentit sirian, Bashar al-Assad, e cila gëzon mbështetjen e Rusisë, ka mohuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike.

Për sulmin në Khan Sheikhoun, ajo ka fajësuar rebelët sirianë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera