SHBA/ Kongresmeni thirrje Bidenit: Kosova urgjent në NATO, në lojë siguria europiane
Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 07 March 2022
Kongresmeni amerikan Ritchie Torres i drejtoi një thirrje të drejtpërdrejtë presidentit amerikan, Joe Biden duke i kërkuar anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO.
Në një letër dërguar shefit të Shtëpisë së Bardhë dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Torres i mëshon idesë se pas situatës së krijuar prej pushtimit rus në Ukrainë, pranimi i Kosovës në aleancën veri-atlantike është një domosdoshmëri.
“Duke marrë parasysh pushtimin e paprovokuar rus ndaj Ukrainës, siguria në Europë është kritike. Është parësore për sigurinë europiane që ne të vazhdojmë dhe të zgjerojmë partneritetin që kemi përmes NATO-s. Prandaj, si një prej aleateve më të fuqishme të SHBA-së, u bëjmë thirrje që të shtoni përpjekjet tuaja që të siguroheni që Kosova të pranohet në NATO si shtet anëtar,” tha Ritchie Torres, anëtar i Kongresit amerikan.
Torres përmend sanksionet që Kosova ka vendosur ndaj Rusisë duke ndjekur shembullin e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian, dhe insiston se ajo nuk është imune ndaj agresionit rus.
“Agresioni rus është po ashtu shqetësues për Kosovën dhe për shkak të raporteve veçse të tensionuara që ka me fqinjin e saj, Serbinë. Serbia vazhdon të largohet nga Perëndimi dhe të afrohet drejt idealeve ruse.” shtoi ai
Më tej, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve përshëndeti hapat e ndërmarrë prej Prishtinës zyrtare duke përmendur kërkesën e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, që Kosova t’i bashkohet aleancës ushtarake, por dhe vendimin e Kuvendit të Kosovës që Qeveria të nisë negociatat për anëtarësim në Aleancë, duke kujtuar se përsa kohë Rusia vazhdon të sillet si një aktor joracional dhe Serbia forcon raportet me Rusinë, edhe Kosova është e rrezikuar.
Të tjera
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...
-
PDK hapë zyrtarisht fushatën nesër në sallën “1 Tetori” në Prishtinë
Partia Demokratike e Kosovës hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet e Përgjit...
-
Thyhet kutia e emergjencës në BBVA, ja çka shkruhet në të
Kutia e tretë e emergjencës është thyer në shtëpinë e Big Brother Albania VIP...
-
Komandanti i ushtrisë, Joseph Aoun zgjidhet president i Libanit
Parlamenti i Libanit votoi të enjten për të zgjedhur komandantin e ushtrisë, ...
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...