Lajme

SHBA kërcënon sërish Kinën

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 16 March 2022

Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken ka paralajmëruar sërish Kinën, se do të ndëshkohet në rast se mbështet Rusinë.

Blinken tha se SHBA-të po ndjekin me vëmendje çdo veprim të Kinës, dhe se nëse ndihmojnë ë me çfarë do lloj mjeti Rusinë në luftën me Ukrainën, do e pësojnë keq.

Ndërkohë Blinken shtoi se sanksionet e vendosura ndaj Rusisë do të hiqen vetëm atëherë kur të tërheqin të gjithë trupat nga Ukraina.

-Advertisement-

“Nëse Kina në të vërtetë ofron mbështetje materiale në një mënyrë ose një tjetër për Rusinë do të ishte shumë keq, po e shohim me kujdes këtë gjë. Sanksionet ruse do të “largohen” kur Rusia të tërhiqet plotësisht nga Ukraina, duke pretenduar se dënimet kundër Putinit nuk ishin të destinuara për të qenë të përhershme”, u shpreh Blinken.

Trupat amerikane po vendosen gjithashtu në Australi, pasi frika rritet nga lufta midis Kinës dhe Australisë. Tensionet janë në rritje në Indo-Paqësorin, veçanërisht pasi Rusia pushtoi Ukrainën, pasi rriten shqetësimet se Kina mund të përgatitet për të pushtuar Tajvanin në vitet e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera