Lajme

SHBA-ja do t’i shesë Rumanisë sistemin mbrojtës raketor Thaad

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 13 July 2017

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se do të aprovojë shitjet e sistemeve mbrojtëse Patriot Rumanisë. Shitja është një shenjë tjetër që Bukureshti është i shqetësuar për rolin e Kremlinit në zonën e Detit të Zi.

“Departamenti i Shtetit dëshiron të aprovojë një shitje të mundshme pajisjesh ushtarake të sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot, si dhe të japë mbështetjen e nevojshme për to Rumanisë”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë të martën.

Partnerët kryesorë të kontratës do të jenë Raytheon Co dhe Lockheed Martin Corp, bëri të ditur Agjencia për Sigurinë e Mbrojtjes. Kongresi i SHBA-s ka tani 30 ditë kohë, që të paraqesë argumente kundërshtues. Por gjasat për këtë janë të pakta, meqenëse Rumania është një partnere e NATO-s me dalje të rëndësishme strategjike në Detin e Zi.

-Advertisement-

“Rumania do ta përdorë sistemin raketor Patriot për të forcuar mbrojtjen e atdheut dhe për të mbajtur larg kërcënimet rajonale”, tha Departamenti Amerikan i Shtetit. “Shitja e propozuar do të rrisë aftësitë mbrojtëse të ushtrisë rumune për mbrojtje nga agresionet dhe do të jetë mburojë për aleatët e NATO-s, të cilët shpesh stërviten dhe veprojnë brenda kufijve të Rumanisë.”

Patriot është një sistem lëvizës i mbrojtjes raketore, i prodhuar nga Raytheon dhe që është projektuar për të kapur raketa taktike balistike, raketa kryqëzorësh që fluturojnë ulët dhe avionë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera