SHBA-ja teston raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”
Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 16 August 2022
Ushtria amerikane bëri të ditur se më 16 gusht zhvilloi me sukses një provë me raketën balistike ndërkontinentale “Minuteman 3”, provë e shtyrë për të shmangur shkallëzimin e tesioneve me Kinën, gjatë manovrave që Pekini kreu pranë brigjeve të Tajvanit.
Prova me raketë tregon “gadishmërinë e forcave bërthamore amerikane dhe tregon besim në forcën goditëse dhe efektshmërinë e politikës amerikane të frenimit bërthamor”, thuhet në njoftimin e ushtrisë amerikane.
Zyrtarët thanë se në të kaluarën janë kryer rreth 300 prova të kësaj natyre dhe e tanishmja nuk lidhet me ndonjë zhvillim të caktuar ndërkombëtar. Në muajin prill ushtria amerikane anuloi një tjetër provë me raketën ndërkontinentale për të ulur tensionet bërthamore, ndërsa Rusia po kryente sulmin në Ukrainë.
Raketa “Minuteman 3”, prodhim i firmës Boeing, e aftë të pajiset me mbushje bërthamore, është një nga raketat kryesore të arsenalit bërthamor amerikan. Ajo ka një rreze prej mbi 9600 kilometrash dhe lëviz me një shpejtësi mbi 24 mijë kilometrash në orë.
Presidenti rus Vladimir Putin tha në shkurt se forcat bërthamore të Rusisë duhet të viheshin në gatishmëri të lartë, duke rritur frikën se pushtimi rus i Ukrainës mund të çojë në një luftë bërthamore. Por zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk kanë parë asnjë arsye deri më tani për të ndryshuar nivelet e alarmit bërthamor të Uashingtonit.
Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë deri tani arsenalet më të mëdha të bombave bërthamore pas Luftës së Ftohtë që ndau botën për pjesën më të madhe të shekullit të 20-të, duke e vënë përballë perëndimin kundër Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij./rel
Të tjera
-
Jeta Rafuna: Hajvalia do të transformohet me projekte kapitale dhe investime të reja
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta Rafuna, ka the...
-
Musliu vazhdon fushatën në Celinë, takon mbështetësit e PDK-së për fitoren e përbashkët
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimet...
-
Bedri Hamza: Nëse humbni vendin e punës, për 6 muaj me radhë do të mbështetni me 80% të pagës së fundit që keni marrë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar me shpalosjen e...
-
Drejtoria e Arsimit në Gjakovë: Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për vdekjen e nxënësve tanë
Drejtoria e Arsimit në Gjakovë, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmjen ...
-
Pamje: Momenti kur shembet objekti në Gjakovë ku vdiqën tre fëmijë
Gjakova e gjithë Kosova janë tronditur si pasojë e një tragjedie ku humbën je...
-
“I larguam gërmadhat me traktor, pjesë-pjesë”, rrëfimi tronditës i personit që zbuloi i pari vdekjen e 3 fëmijëve nga shembja e shtëpisë në Jabllanicë
Një banor i fshatit Jabllanicë të Gjakovës ka treguar se si fillimisht është ...
-
Presidentja Osmani shpreh ngushëllimet për vdekjen tragjike të tre të miturve në Jabllanicë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllimet e saj për vdekj...
-
24-orët e fundit, policia shqipton mbi 1 mijë e 700 tiketa trafiku
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar 1 mijë e 742 tiketa trafiku. ...
-
Dalin imazhet e fëmijëve që humbën jetën në Jabllanicë
Janë bërë tashmë publike fotografitë e fëmijëve adoleshentë që humbën jet...
-
Mot me shtim të vranësirave- Parashikimi i motit për krejt javën
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me shtim të vranësirave, por herë pas here ...
-
Gjendet një mjẹt i pashpërthyẹr në Gjakovë, FSK e largon
Një person në Gjakovë derisa ishte duke punuar në oborrin e tij ka hasur në n...
-
Thẹret me thḯkë një person në Gjakovë, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një person është therur me thikë në Gjakovë. I dyshuari për këtë rast ësht...