SHBA-ja raportohet se u informua për një komplot iranian për vrasjen e Trumpit
Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 17 July 2024
Një informator u tha autoriteteve amerikane së voni se Irani po bënte komplot për të vrarë ish-presidentin amerikan, Donald Trump, raporton CNN, duke cituar burime në dijeni për këtë çështje.
Në përgjigje, Shërbimi Sekret i SHBA-së e rriti sigurinë rreth Trumpit – me agjentë shtesë kundër-sulm dhe kundër-snajper, dronë dhe qen robotikë, raporton rrjeti televiziv.
Sipas burimit të njëjtë, Thomas Matthew Crooks, i cili u përpoq ta vriste Trumpin më 13 korrik, nuk duket se ka pasur lidhje me komplotin iranian.
Ish-zyrtarë të administratës Trump, përfshirë këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare, John Bolton, dhe sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, thuhet se kanë marrë po ashtu kërcënime nga Irani.
Kjo, pasi Qasem Soleimani, ish-komandant i Forcave elitare Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit, është vrarë në janar të vitit 2020 në një sulm të forcave amerikane, nën komandaën e presidentit të atëhershëm, Trump.Irani u zotua se do të hakmerrej për këtë vrasje.
Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha se raportet për komplotin iranian për vrasjen e Trumpit, janë “të pabazuara dhe keqdashëse”, dhe shtoi se Trump është “një kriminel që duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet në gjykatë”.
Anthony Guglielmi, zëdhënës i Shërbimit Sekret të SHBA-së, tha se ai dhe agjencitë e tjera “kanë marrë vazhdimisht informacione të reja për kërcënime të mundshme” dhe se ata “kanë ndërmarrë veprime për t’i përshtatur burimet sipas nevojës”.
“Ne nuk mund të komentojmë për ndonjë rrjedhë specifike të kërcënimeve, përveçse të themi se Shërbimi Sekret i merr seriozisht ato dhe përgjigjet në përputhje me rrethanat”, tha Guglielmi.
Adrienne Watson, zëdhënëse e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, tha se zyrtarët amerikanë të sigurisë i kanë përcjellë me vite “kërcënimet e Iranit kundër ish-zyrtarëve të administratës Trump”.
“Këto kërcënime kanë lindur nga dëshira e Iranit për t’u hakmarrë për vrasjen e Soleimanit”, tha ajo, raporton BBC. “Ne e konsiderojmë këtë si çështje të sigurisë kombëtare me prioritetin më të lartë”, shtoi Watson.
Megjithatë, ajo përsëriti se hetimet “nuk kanë identifikuar lidhje” midis Crooksit dhe “ndonjë bashkëpunëtori të huaj apo vendas”.
Crooks qëlloi në drejtim të Trumpit, duke e plagosur në vesh, derisa ai po fliste në një tubim në Batlër të Pensilvanisë, më 13 korrik.
Një person në audiencë u vra dhe dy të tjerë u plagosën.
Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë.
Pas sulmit u ngritën pyetje sesi oficerët e policisë dhe agjentët përgjegjës për tubimin, e lejuan Crooksin të afrohej aq shumë.
Shërbimi Sekret pranoi se policia lokale ishte brenda ndërtesës, ndërsa Crooks ishte në çatinë e saj, duke shënjestruar Trumpin nga 130 metra largësi.
CBS News raportoi se tre snajperistë të policisë lokale ishin brenda ndërtesës dhe se e kishin parë Crooksin duke u ngjitur në çati.
Presidenti amerikan, Joe Biden, urdhëroi një rishikim të pavarur të mënyrës sesi personi i armatosur ka arritur deri aty.
Shërbimi Sekret do të përballet gjithashtu me hetime nga Kongresi./REL
Të tjera
-
Kështu arsyetohet Kurti për sigurimet shëndetësore: Nuk janë shkop magjik që na parandalojnë sëmundjet ose eliminon ato
Qytetarëve të Kosovës ende nuk u ofrohet sigurim shëndetësor publik. Kryem...
-
Kurti: Me renovimet në Klinikën Emergjente, mjekët s’do të përballen më me vështirësi
Afër 800 mijë euro është kostoja e renovimeve të Klinikës Emergjente në Qendr...
-
Intervistohet një person për zjạrrvënie në disa ara të Klinës
Një person është intervistuar për zjarrvënie të qëllimshme në disa ara të fsh...
-
Gjendja në pikat kufitarë të Kosovës
Pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë te Dheu i Bardhë dhe në Merda...
-
Rritja e numrit të ushtarëve gjermanë në Kosovë, Bundeswehr: Prezenca e KFOR-it akoma e nevojshme
Shteti gjerman vitin e fundit ka rritur numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-...
-
30 gushti është afati i fundit – A ka ndonjë aplikacion për koalicion nga partitë?
Ndonëse 30 gushti është afati i fundit për aplikim për subjektet politike që ...
-
Dorëhiqet nga LVV asamblisti më i votuar në Rahovec: Kurti ka linçuar besimtarët myslimanë
Ilir Pallqa, kandidati më i votuar për Asamble Komunale nga Lëvizja Vetëvendo...
-
Plạgoset një burrë në Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për plagosjen e një burri në fshatin Greme të F...
-
Macron: Arrestimi i shefit të Telegramit nuk ishte vendim politik
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se arrestimi i Pavel Durov, themel...
-
Bajqinovci: Gjatë qeverisjes së Kurtit, Kosova ka shënuar përparime gjigante
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci thotë se gjatë qeverisjes...
-
Ish-inspektori i AKI-së flet për takimin e Burns me Kurtin, thotë se erdhi për porosi të qarta
Ish-inspektori i AKI-së, Shkëlzen Sopjani, ka folur për vizitën e shefit të C...
-
Aktakuzë ndaj një serbi, Prokuroria Speciale: I pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime shqiptare
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykat...