SHBA-ja mban disa trupa në Siri për t’i mbrojtur puset e naftës
Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 22 October 2019
SHBA-ja po mban disa trupa pranë fushave të naftës në verilindje të Sirisë për t’i mbrojtur ato nga militantët e Shtetit Islamik, njoftoi të hënën Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper.
Një autokolonë prej më shumë se 100 mjetesh mbushur me trupa amerikane kaloi në Irak nga Siria të hënën, një lëvizje që pason urdhrin për tërheqje nga Siria veriore dhënë nga Presidenti Donald Trump. Por Esper tha se disa forca amerikane do të vazhdojnë të patrullojnë ende pranë fushave të naftës përkrah Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët.
Shefi i Pentagonit tha se nuk është marrë ende ndonjë vendim afatgjatë “në lidhje me numrin e trupave apo diçka të lidhur me të” dhe se asnjë plan nuk i është paraqitur Presidentit Trump. Të dielën Trump shkruante në twitter se “SHBA po garanton fushat e naftës”.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan përsëriti të hënën se ofensiva kundër luftëtarëve kurdë do të rifillojë nëse ata nuk tërhiqen nga kufiri turk deri në momentin e përfundimi të afatit të asaj që ai e quan pauzë e ofensivës. Armëpushimi përfundon të martën në mbrëmje.
Falë vendimit për tërheqje të trupave amerikanë, Rusia, aleati i Presidentit sirian Bashar al-Asad, po mbush vakumin e krijuar në veri të Sirisë. Edhe pse Turqia është një vend aleat i NATO-s, Erdogan pritet të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë për të hartuar strategjinë e tyre për Sirinë.
Pa dhënë shumë detaje Erdogan tha gjatë një forumi në Stamboll të hënën, se me Putinin do të ndërmarrin hapat e nevojshëm për verilindjen e Sirisë.
Të hënën autokolona me trupa amerikane që u fut rajonin e Kurdistanit të Irakut u gjuajt me patate të kalbura nga banorë të zonës ndërsa kalonte në qytetin e Duhok-ut. Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se të gjitha forcat amerikane që do të largohen nga Siria do të vendosen në Irakun perëndimor dhe mund të kryejnë operacione antiterror kundër Shtetit Islamik.
SHBA-ja ka aktualisht rreth 5 mijë trupa në Irak bazuar në një marrëveshje mes Bagdadit dhe Uashingtonit. Trupat u tërhoqën në vitin 2011 kur operacionet ushtarake atje përfunduan, por u rikthyen pas tre vitesh kur Shteti Islamik mori kontrollin e pjesës më të madhe të vendit, territor që e humbi sërish më vonë.
Sekretari Esper tha se marrëveshja e nënshkruar të enjten e kaluar për armëpushim pesëditor mes forcave turke e kurde në veri të Sirisë “duket se po respektohet”.
Turqia njoftoi se një prej ushtarëve të saj u vra dhe një tjetër u plagos të dielën pas një sulmi të milicisë kurdo-siriane YPG në Tel Abyad në verilindje të Sirisë.
Ndërkohë një përfaqësues i grupit kryesor kurd në Siri i Forcës Demokratike Siriane (SDF) ndodhet në Uashington për bisedime me zyrtarët amerikanë.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...