SHBA-ja jep edhe 600 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 16 September 2022
Shtëpia e Bardhë miratoi të enjten një paketë të re deri në 600 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën.
Ky është hapi tjetër i ndihmës së Uashingtonit për Kievin, i cili ka nisur kundërofensivën kundër pushtimit rus.
Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha në një deklaratë se paketa do të përfshijë 37.000 fishekë artilerie dhe katër radarë kundër-artilerie, midis armëve dhe pajisjeve të tjera.
Ndihma ushtarake përfshin sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, HIMARS, për të cilat Ukraina ka thënë se kanë qenë efektive në ndihmën e forcave të saj në fushën e betejës.
Më 8 shtator, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit.
Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se përafërsisht 1 miliard dollarë do të ndahen për Ukrainën.
Ndihma ka për qëllim të përdoret për mbrojtjen e sovranitetit, modernizimin e forcave të sigurisë, përmirësimin e partneritetit me aleancën ushtarake të NATO-s dhe forcimin e kapaciteteve për “t’iu kundërvënë ndikimit rus dhe agresionit”, tha zyrtari amerikan.
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar edhe dhënien e armëve për Ukrainën në vlerë prej 675 milionë dollarësh, njoftoi më javën e kaluar, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Ndihma ushtarake që SHBA-ja ka dhënë për Ukrainën qëkur Biden është bërë president kalon vlerën prej 15 miliardë dollarësh./REL
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...