SHBA-ja e shpall Wagner-in organizatë kriminale transnacionale, Kurti ka thënë se anëtarë të këtij grupi ishin në veri
Autori: Gazeta inFokus 15:14 | 29 January 2023
Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e ka shpallur këtë javë grupin paramilitar rus, Wagner, organizatë kriminale transnacionale. Ky vendim u mor si pjesë e përpjekjeve për t’i goditur këta mercenarë, përgjegjës për shumë krime mizore në Ukrainë.
Mijëra mercenarë të Wagner-it besohet të jenë në terren në Ukrainë dhe SHBA-ja ka vendosur t’i sanksionojë anëtarët e këtij grupi me në krye Yevgeniy Prigozhinin.
“Shtetet e Bashkuara po sanksionojnë individë dhe entitete të lidhura me grupin paraushtarak të Rusisë Wagner dhe kreun e tij, Yevgeniy Prigozhin – duke përfshirë infrastrukturën kryesore dhe kompanitë e saj të frontit, operacionet e saj në fushën e betejës në Ukrainë, prodhuesit e armëve ruse dhe ata që administrojnë zonat e pushtuara të Ukrainës nga Rusia. Ky veprim mbështet qëllimin tonë për ta degraduar kapacitetin e Moskës për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës, për të nxitur përgjegjësinë për ata që janë përgjegjës për luftën e agresionit të Rusisë dhe abuzimet e lidhura me to, dhe për të bërë presion të mëtejshëm mbi sektorin e mbrojtjes së Rusisë”, u tha në një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken të enjten.
Këtë deklaratë të premtën e ndau në web-faqen zyrtare edhe Ambasada e SHBA-së në Brograd. Në disa intervista për mediat e huaja, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë prova se gjatë barrikadave në veri, kishte edhe persona të maskuar të grupit Wagner, të cilët synonin përshkallëzimin e situatës, ashtu siç dëshironte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përcjell Gazeta Express.
“Shtetet e Bashkuara janë të palëkundura në vendosmërinë tonë kundër agresionit të Rusisë dhe sjelljeve të tjera destabilizuese në mbarë botën”, thuhet në deklaratë. Blinken shton se ky vendim “do ta pengojnë më tej aftësinë e Kremlinit për ta armatosur makinerinë e tij të luftës që është e përfshirë në një luftë agresioni kundër Ukrainës dhe që ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim të pandërgjegjshëm”.
Të tjera
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...
-
Shahin Dervishaj në Çitak: Njerëz të thjeshtë e modest që besojnë fuqishëm ndryshimin që PDK do e sjell në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Ferat Shala: E filluam fushatën me bindjen se do ta përmbyllim me fitoren e madhe
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës Ferat Shala, ka koment...
-
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese ende pa energji elektrike në Los Anxhelos
Rreth 35 mijë shtëpi dhe biznese nuk kanë energji elektrike në Los Anxhelos, ...
-
O’Brien: SHBA do t’i kushtojnë vëmendje nevojave të Kosovës që të ketë sukses në aspiratat e saj
Ndihmës Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazi...
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...