Lajme

ShBA-ja e gatshme ta ndihmojë Ukrainën me bomba që u shpikën në Luftën e Dytë Botërore

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 07 July 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë që të dërgojmë municion shtesë në Ukrainë.

Sipas raportimeve, kjo pritet të bëhet për të ndihmuar në kundërsulmin ukrainas ndaj Rusisë.

Armatimi që pritet ta dërgojë ShBA-ja në Ukrainë është i ndaluar nga më shumë se 100 vende, e që janë një klasë armësh që përmbajnë bomba të shumta shpërthyese të quajtura nënmunicione.

Zyrtarët amerikanë thuhet se kishin hezituar të furnizonin Ukrainën me municione të cilat quhen si armatime thërrmuese pasi ato mund të vrasin pa dallim në një zonë të gjerë, duke kërcënuar civilët, shkruan BBC.

-Advertisement-

ShBA-ja ka një rezervë të këtyre bombave thërrmuese, të cilat u përdorën për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Municionet janë të diskutueshme për shkak të shkallës së lartë të dështimit të tyre, që do të thotë se bombat e pashpërthyera mund të qëndrojnë në tokë për vite dhe ndoshta të shpërthejnë më vonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera