Lajme

SHBA-ja e di saktësisht ku janë kufijtë e Kosovës, deklarata që trazoi Petkoviq’in e Listën Serb

Autori: Gazeta inFokus 07:54 | 02 August 2023

Jeff Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është deklauar dje për shumë çështje, nga ajo për rastin e pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, shtensiomin në veri e kufijtë e shtetit të Kosovës. Si rrallë, z. Hovenier ishte i qartë në të gjitha frontet, duke bërë që të reagojë edhe Serbia në lidhje me deklaratën e ambasadorit amerikan për Listën Serbe.

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka reaguar ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, pasi ky i fundit ka thënë se Kosova është shtet demokratik, me kufijtë ekzistues.

Hovenier u shpreh se “ne e dimë saktësisht ku është kufiri”, teksa shtoi se ShBA-të e njohin Kosovën si shtet sovran, të pavarur dhe demokratik.

-Advertisement-

Në një shkrim në Twitter, Petkoviq ka thënë se“Kufijtë e Kosovës janë të Serbisë”, duke përmendur kështu rezolutën 1244 të OKB-së.

Ndërsa ka shtuar se Lista Serbe është parti opozitare si të gjitha partitë opozitare, duke theksuar s’e nuk e konsiderojnë subjekt politik serb, por parti të serbëve etnikë në Kosovë.

“Ne e dimë mirë ambasador Jeff Hovener, kufijtë në Kosovë, janë kufijtë e Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Dhe Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të popullit të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja”, ka deklaruar Petkoviq.

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit i ka reaguar drejtorit të të ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai përmes një postimi në Twitter i tha Petkoviqit se ai i di kufijtë nga kërkesat që i bën për vizita në Kosovë.

”Nga të gjithë zyrtarët e Serbisë, ju e dini më së miri se ku janë kufijtë e Kosovës, gjë që ju e shënoni në kërkesat tuaja për të vizituar Kosovën. Lista Serbe është e regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës – sipas ligjeve Kosovës”, ka shkruar Vela

Reagimet vijnë pasi dje Hovenier, ka deklaruar se SHBA-ja kërkon dhe pret që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje.

“Pashë disa komente të Listës Serbe pas takimit dhe dua të theksoj disa gjëra. E para është që SHBA-ja e konsideron Kosovën të jetë, dhe që nga viti 2008 nga shpallja e pavarësisë, ne e kemi njohur të jetë shtet i sovran, i pavarur dhe demokratik. Puna që bëjmë ne me Listën Serbe, si parti politike e Kosovës, është puna që e bëjmë edhe me të tjera parti opozitare në Kosovë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera