Lajme

ShBA-ja dhe NATO po bëjnë plane për sulme të mundshme të Rusisë në territorin e Aleancës

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 25 March 2022

SHBA-ja dhe NATO po bëjnë plane emergjente për mundësinë e sulmeve ruse mbi territoret e NATO-s, ka thënë Këshilltari për Siguri i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Sulmet ruse janë afruar afër kufijve të NATO-s që nga fillimi i inavazionit mbi Ukrainë, shkruan The Guardian, transmeton Express.

Më 13 mars, Rusia mori paralajmërime nga NATO, pasi sulmoi një bazë ushtarake afër kufirit të Aleancës Veri-Atlantike, duke vrarë të paktën 35 persona dhe duke plagosur 134 të tjerë.

-Advertisement-

Sulmi ndodhi në Yavoriv në Ukrainë, 15 kilometra nga kufiri me Poloninë që është shtet anëtar i NATO-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera