SHBA: Irani nuk mund t’i tërheqë tani për tani 6 miliardë dollarët e depozituar në Katar
Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 13 October 2023
Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se Irani nuk do të ketë qasje së shpejti tek 6 miliardë dollarë në fonde iraniane, të depozituara në një bankë të Katarit muajin e kaluar, si pjesë e një marrëveshje për shkëmbim të burgosurish dhe se Uashingtoni vazhdon të ruajë të drejtën për ta ngrirë plotësisht llogarinë.
Çështja e mundësisë që gëzon Irani për t’i tërhequr fondet, ka qenë në qendër të vëmendjes, që kur militantët palestinezë të Hamasit të mbështetur nga Irani sulmuan Izraelin të shtunën, duke vrarë më shumë se 1,300 persona dhe duke marrë rreth 150 persona peng në Rripin e Gazës.
“Irani nuk do të jetë në gjendje të sigurojë qasje tek fondet për një të ardhme të pacaktuar“, i tha agjencisë ‘Reuters’ një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, duke folur në një konferencë shtypi në Tel Aviv, tha se Irani as nuk kishte qasje dhe as nuk kishte shpenzuar asgjë nga 6 miliardë dollarët, duke shtuar: “Ne po i mbikëqyrim rreptësisht fondet dhe ruajmë të drejtën për t’i ngrirë ato“.
Zoti Blinken tha se Departamenti amerikan i Thesari mbikëqyr çdo disbursim për t’u siguruar që ai të përdoret vetëm për qëllime humanitare.
Disa media amerikane raportuan të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Katari kishin rënë dakord që të mos lejonin Iranin që t’i tërhiqte paratë.
Irani nuk e ka fshehur mbështetjen e tij për Hamasin, financimin dhe armatosjen e grupit, por udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha të martën se Teherani nuk ishte i përfshirë në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.
Misioni i Iranit në OKB tha se qeveria amerikane ishte “shumë e vetëdijshme se nuk mund të refuzote” marrëveshjen e arritur mbi paratë, të cilat u transferuan në Katar nga një llogari në Korenë e Jugut, duke mundësuar që ato të përdoreshin për nevojat humanitare të Iranit.
Por zyrtarët e këtij misioni nuk iu përgjigjën kërkesës për koment, nëse Irani ishte përpjekur që t’i merr paratë.
Zyra Ndërkombëtare e Medias e Katarit nuk iu përgjigj një kërkese për koment dhe po kështu as Departamenti Amerikan i Thesarit nuk pranoi të komentojë.
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë John Kirby, nuk pranoi të komentonte rreth bisedave diplomatike apo “të spekulonte” sikurse tha, për “transaksione në të ardhmen”.
Ai tha se paratë do të përdoreshin për të blerë ushqime, ilaçe, pajisje mjekësore e produkte bujqësore, në dobi të popullit iranian. /VOA
Të tjera
-
Kronologjia e mạsakrës në Cetinje me 12 të vrarë, policia thotë se u informua gabimisht për lokacionin
Drejtori i Policisë në Malin e Zi, Llazar Shqepanoviq tha se Aco Martinoviq, ...
-
“Ndërprerje rryme çdo ditë deri në shtatë orë” – Revoltohen banorët e Livoçit
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur par...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diel...
-
44 vjeçari në Prizren goditet në krahëror me thịkë nga një 18 vjeçar, policia jep detaje
Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pa...
-
Krasniqi: Vetëvendosje do që institucionet të veprojnë sipas nevojave politike të partisë
Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankes...
-
Fëmija u gjet në rrugë, tre viktima u nxorrën nga vetura, Policia në kërkim të trupit të katërt pasi automjeti ra në lum
Është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe e...
-
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor nga lumi
Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat n...
-
Aksident i rëndë: Vetura bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar, katër familjarë ende të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lum...
-
Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë
Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bll...
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...