SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus
20:46 | 29 September 2023
Koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Washingtonit, për siç tha, “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.
“Ne do të monitorojmë dislokimin e madh serb përgjatë kufirit me Kosovën. Ne i bëjmë thirrje Serbisë të tërheqë forcat nga kufiri dhe të vazhdojë të ulë tensionet”, tha Kirby gjatë një bisede me gazetarë më 29 shtator.
Ai tha se gjatë bisedës që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, zhvilloi më herët gjatë ditës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar që Serbia të ulë tensionet.
Shtetet e Bashkuara kanë dënuar ashpër sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar që autorët e krimit të “mbahen përgjegjës përmes një procesi transparent të hetimit”.
Vuçiq, ndërkaq, më herët tha se Blinken ka paralajmëruar masa ndaj Serbisë.
Kosova ka thënë se rreth 30 terroristë të maskuar dhe armatosur kanë sulmuar Policinë në Banjskë, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.
Gjatë përleshjeve të grupit të armatosur me Policinë në manastirin e Banjskës, kanë mbetur të vrarë edhe tre sulmues.
Kosova e ka cilësuar sulmin si terrorist dhe ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për Serbinë, lidhur me rolin e saj në këtë sulm. Serbia ka mohuar çdo përfshirje.
Më 29 shtator, Millan Radoiçiq, që tha se po jep dorëheqje nga Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit – përmes avokatit të tij e pranoi se ka organizuar dhe ka marrë pjesë në sulmin në Banjskë.
Më herët, autoritetet në Kosovë kanë publikuar dëshmi, sikurse një video të incizuar me dron, ku shihej Radoiçiqi i armatosur dhe i veshur me uniformë në Banjskë./rel

Të tjera
-
Haziri përfundimisht i thotë ‘JO’ bashkëpunimit me VV-në: Jemi provu, punoni me kë të doni!
Mundësisë për koalicionin mes VV-së e LDK-së sonte iu konfirmua refuzimi. ...
-
Temperaturat deri në 33 gradë, parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. ...
-
Sorensen shkruan për diskutimet e sotme me Petkoviq, thotë se po përgatitet takimi trepalësh
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar takim trepalësh ku do të ndërmjetësojë një...
-
Lulzim Peci: Dhurata më e madhe për Kurtin erdhi nga Lista Serbe
Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar se qeveria Kurti nuk ...
-
Musk e quan projektligjin e taksave të Trump të neveritshëm
Elon Musk ka kritikuar ashpër projektligjin e ri të presidentit amerikan, Don...
-
Bajrami: Asnjë deputet i LDK-së s’është pro Haxhiut
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk ka asnjë deputet të L...
-
Hargreaves: Ushtrimi i sotëm demonstroi aftësinë e FSK’së për bashkëpunim me ShBA’në e partnerët e NATO’s
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar s...
-
“Pse s’po e bëni? – Bllokuesi dhe ai që e ka marrë peng Kuvendin është Kurti, ne i kemi shkuar në takim”, Blerta Deliu i përgjigjet Dugollit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë në “...
-
Kurti tha ta sfidojnë se a i ka 61 vota, Bajrami: Atëherë po i bie që deputetë të VV’së s’po e votojnë Haxhiun
Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami,...
-
Haziri ironizon: Kurti po takohet natën me Fatmir Limajn, nuk e ka shumicën
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i ftuar sonte në Poli...
-
Selmanaj, Kurtit: S’ndërtohet ushtri me propagandë
Anëtari i kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se kryeministri në de...
-
PDK thërret konferencë për nesër, nuk e tregon arsyen
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër konferencë për media. Konfe...