SHBA e analizon me “seriozitet” kërcënimin bërthamor të Putinit
Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 23 September 2022
Shtetet e Bashkuara janë duke analizuar me “seriozitet” kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin, për përdorim të armëve bërthamore për të mbrojtur rajonet në Ukrainë, ka thënë John Kirby, zëdhënës i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk janë duke ndryshuar “pozicionin strategjik parandalues”, dhe se Putin ka folur në mënyrë të papërgjegjshme.
Të mërkurën, lideri rus ka paralajmëruar se shteti i tij do të përdorë të gjitha mjetet që ka në dispozicion për të mbrojtur territorin e vet.
Kjo deklaratë ka ardhur teksa rajonet ukrainase, që kontrollohen pjesërisht nga forcat ushtarake ruse, kanë nisur të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Rusisë.
Ukraina dhe aleatët e saj i kanë konsideruar këto votime si mashtruese, dhe se përmes tyre Rusia po synon të fitojë legjitimitet.
“Është precedent i rrezikshëm për Putinin që të përdorë këtë lloj retorike në kontekstin e një lufte që është duke e humbur brenda Ukrainës”, ka thënë Kirby për transmetuesin britanik, BBC.
“Ne duhet t’i trajtojmë këto rreziqe me seriozitet. Ne kemi qenë duke kryer monitorime, aq sa kemi mundur, për të parë kapacitetet e tij bërthamore, dhe mund të them se ne nuk shohim ndonjë indikacion që duhet të ndryshojmë pozicionin tonë parandalues në këtë pikë”.
Ai i ka konsideruar planet e presidentit të Rusisë për aneksim të disa pjesëve të Ukrainës si “asgjë më shumë sesa manovrime të Putinit që të tentojë sërish, përmes politikës dhe çështje zgjedhore, të fitojë atë që nuk po mundet përmes mjeteve ushtarake”.
“Mirëpo nuk do të funksionojë”, ka thënë ai.
“Askush nuk do t’i njohë ato. Ajo çfarë duhet të ndodhë është që Putin të largohet nga Ukraina. Ai duhet t’i japë fund kësaj lufte”.
Presidenti Putin, ka shpallur më 21 shtator mobilizim të pjesshëm të rezervistëve ushtarakë për luftën në Ukrainë.
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë në një intervistë televizive se do të mobilizohen 300.000 rezervistë me përvojë përkatëse ushtarake.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Vetë Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Të tjera
-
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut –KOSTT-i, ka njoftuar se është...
-
Kurti-ambasadorëve: Për secilën gënjeshtër që shpërndan Serbia, duhet të veproni shpejt e ta keni të gatshme të vërtetën
Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën pu...
-
Parashikimi i motit për natën e Vitit të Ri
Mot kryesisht me kthjellime parashihet me kalimin në vitin e ri 2025. Tem...
-
Haziri tha se që 30 orë Gjilani ka mbetur pa rrymë, KOSST: Kishte punime, ishte e domosdoshme ndërprerja
KOSST ka njoftuar se është rikthyer furnizimi me energji elektrike në Gjilan,...
-
Kurti pjesë e ceremonisë së hapjes të edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve, ky është fjalimi i tij
Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën pu...
-
Memli Krasniqi kishte paralajmëruar qeverinë Kurti se do t’i lë qytetarët në terr
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e kishte paralajmër...
-
Kosova paguan mbi 51 milionë euro për pensionistët jashtë shtetit
Izet Dushi, 80 vjeç, jeton në Suedi, por merr pension kontributpagues nga bux...
-
Kolona kilometrike në hyrje të Prishtinës nga Fushë-Kosova e Veterniku
Ndonëse është vikend, sot janë vërejtur kolona të mëdha në hyrje të kryeqytet...
-
“Ajrin e kemi helm ndërsa qeveria është e shurdhër”: Protestohet në Shkup
Në Shkup u mbajt protestë për herë të dytë, lidhur me ndotjen e ajrit. Kësaj ...
-
Patrullimet në veri, KFOR: Ditë apo natë, të gatshëm për të garantuar siguri për të gjithë në Kosovë
Misioni i KFOR-it kanë njoftuar për një patrullim që ushtarët turq kanë ...
-
KQZ-ja njofton se votuesit e regjistruar nga diaspora do të hiqen nga listat brenda Kosovës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me informacion të rëndësishëm sa i për...
-
Policia e Kosovës me detaje për rastin “Escorta”, në Gjykatë u çuan 24 meshkuj kosovarë, u morën masa edhe për 26 femra të huaja
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Hetues...