SHBA dyshon se Ukraina mund të ketë qenë pas sulmit me dron në Kremlin

Autori: Gazeta inFokus
11:05 | 25 May 2023
Agjencitë e inteligjencës amerikane besojnë se një sulm me dron në Kremlin këtë muaj ka të ngjarë të ishte orkestruar nga spiunët ukrainas ose inteligjenca ushtarake.
Përmes një artikulli, e përditshmja New York Times tha se sulmi dukej se ishte pjesë e një serie operacionesh të fshehta që i kanë vendosur në pozicione të vështira zyrtarët në SHBA, furnizuesi më i madh i Ukrainës me pajisje ushtarake.
Pamjet dramatike nga shpërthimi në fillim të këtij muaji treguan shtëllunga tymi që ngriheshin mbi Kremlin. Vlerësimi i SHBA u bazua në komunikimet e përgjuara ruse dhe ukrainase, tha New York Times.
Zyrtarët amerikanë thanë se ata nuk besojnë se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky nënshkruan të gjitha operacionet e fshehta, transmeton media prestigjoze amerikane.
Megjithatë, është e paqartë se deri në çfarë mase është në dijeni të operacioneve të tilla paraprakisht, thanë zyrtarët.
Gazeta tha se SHBA përgjuan bisedat ukrainase në të cilat zyrtarët shpreheshin me bindje se vendi i tyre ishte përgjegjës për sulmin, dhe gjithashtu përgjuan komunikimet ruse që tregonin se nuk ishte një lloj operacioni me flamur të rremë nga Rusia.
Në përgjigje të raportit, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Ne thamë menjëherë se pas kësaj qëndronte regjimi i Kievit”. Zelensky ka mohuar çdo përfshirje të Ukrainës.

Të tjera
-
Dështimi i dhjetë për konstituim, Kuvendi del me njoftim për seancën e sotme: Vazhdimi të hënën
Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim për punimet e seancës së sotme, e cila d...
-
Zelensky: Nuk do të luaj lojërat e Putinit me ar*mëpushime të shkurtra
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e refuzoi armëpushimin treditor të s...
-
Një person arratiset nga stacioni policor në Gjakovë, policia jep detaje
Një rast i pazakontë ka ndodhur në Gjakovë, ku një person i ndaluar ka arritu...
-
Të shtëna me ar*më zja*rri në Laç, raportohet për tre të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Laçit, ku ...
-
Osmani në Malajzi, thotë se Kosova është destinacion premtues për investime
Presidentja Vjosa Osmani, gjatë takimeve me përfaqësuesit e Dhomës Kombëtare ...
-
Avdi Hoti zgjidhet kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës
Sot, në sallën e konferencave të Stacionit Policor “Qendra”, u mbajt Kuvendi ...
-
PDK në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit shpreh mirënjohje për të gjithë gazetarët
Partia Demokratike e Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shpreh...
-
Shkencëtari nga Kosova publikon me Harvard-in në revistën ndërkombëtare
Një arritje e rëndësishme shkencore është shënuar nga autori nga Kosova, Prof...
-
‘‘Kjo është kapje e procesit’’, Cakolli: Seanca ka devijuar, Dehari s’mund ta pezullojë në mënyrë të njëanshme
’Kjo është tashmë kapje e procesit’’. Kështu e ka vlerësuar ngërçin për konst...
-
Haradinaj nderon heroin Besim Ndrecaj: Nuk u tremb kurrë përballë armikut
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me kryetarin e Suharekës, Bali Mu...
-
Osmani mirënjohëse për mikpritjen e jashtëzakonshme që ia bëri kryeministri i Malajzisë
Presidentja Vjosa Osmani është shprehur mirënjohëse për mikpritjen e jashtëza...
-
Ushtarët amerikanë dhe gjermanë patrullojnë përgjatë kufijve të Kosovës
Ushtarët amerikanë dhe gjermanë të KFOR-it, patrulluan përgjatë kufijve në Ko...