SHBA dhe aleatët e saj bllokojnë pasuri të oligarkëve rusë me vlerë mbi 30 miliardë dollarë
Autori: Gazeta inFokus 06:57 | 30 June 2022
Një grup pune ndërkombëtar i krijuar në mars për të ushtruar presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës së saj në Ukrainë ka bllokuar fonde dhe prona me vlerë mbi 30 miliardë dollarë të oligarkëve rusë.
Përveç sekuestrimit të jahteve dhe shtëpive luksoze, grupi i punës, i njohur si REPO (Elitat Ruse, Mbështesit dhe Oligarkët), tha të mërkuren se ka ngrirë rreth 300 miliardë dollarë pasuri të Bankës Qendrore Ruse. Ukraina po i kërkon fondet e ngrira për rindërtimin e rajoneve të shkatërruara nga lufta.
“Puna e REPO-s nuk ka përfunduar ende”, thuhet në deklaratë e grupit. “Në muajt e ardhshëm, anëtarët e REPO do të vazhdojnë të gjurmojnë pasuritë e sanksionuara nga Rusia dhe nuk do të lejojnë rusët e sanksionuar që të minojnë masat grupit REPO.”
Grupi i punës i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara u krijua më 17 mars me qëllim të konfiskimit të pasurive të individëve dhe subjekteve ruse që janë sanksionuar në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës që filloi më 24 shkurt. Përveç Shteteve të Bashkuara, anëtarë të këtij grupi janë edhe Australia, Britania, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Komisioni Evropian.
Që nga fillimi i sulmit ndaj Ukrainës, Departamenti amerikan i Thesarit ka vendosur sanksione ndaj qindra subjekteve dhe individëve të afërt me presidentin rus Vladimir Putin.
Në lëvizjen e fundit të martën, Departamenti i Thesarit njoftoi sanksione kundër 70 subjekteve ruse, shumë prej të cilave konsiderohen kritike për aftësitë mbrojtëse të Rusisë, dhe 29 individëve rusë.
Si pjesë e fushatës së presionit amerikan ndaj Rusisë, Departamenti amerikan i Drejtësisë krijoi grupin e punës “KleptoCapture” në mars. Duke punuar me partnerë të huaj, grupi i punës ka sekuestruar pasuri në pronësi të oligarkëve rusë me vlerë qindra miliona dollarë.
Në prill, autoritetet spanjolle, me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë, sekuestruan një super jaht në pronësi të miliarderit rus Viktor Vekselberg.
Në maj, autoritetet e Fixhit bllokuan një jaht me vlerë prej 300 milionë dollarësh në pronësi të një oligarku tjetër të sanksionuar, Suleiman Kerimov. Jahti luksoz “Amadea”, 106 metra i gjatë, mbërriti në Gjirin e San Diegos të hënën, tha Departamenti i Drejtësisë.
Zyrtarët ukrainas thonë se duan të marrin pasuritë e ngrira ruse, duke përfshirë qindra miliarda dollarë në rezervat e Bankës Qendrore Ruse, për të financuar rindërtimin e Ukrainës.
Muajin e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se kostoja e rindërtimit të ekonomisë dhe infrastrukturës së vendit të tij mund të shkojë deri në 600 miliardë dollarë.
Disa vende evropiane kanë mbështetur kërkesën e Ukrainës, ndërsa Departamenti i Drejtësisë i ka kërkuar Kongresit autoritet për të transferuar në Ukrainë disa nga të ardhurat nga konfiskimi i pasurive të oligarkëve.
Të tjera
-
Komuna e Graçanicës thotë se i janë arrestuar dy zyrtarë të kadastrit për korrupsion
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Koso...
-
Ky është shteti që po dyshohet se rrëzoi aeroplanin ku vdiqën mbi 30 persona
Një avion i linjës Azerbaijan Airlines, i cili u rrëzua ditën e Krishtlindjes...
-
Kushtetuesja thotë se shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi është në përputhje me Ligjin
Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Ku...
-
Dështon mbledhja e KQZ’së, shkak mungesa e kuorumit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës...
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike
Të premten në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar...
-
Policia me detaje të reja për valixhen e dyshimtë në Ferizaj
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
Mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani të Ferizajt, shkak mungesa e rrymës
Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt, të enjten është ...
-
Çfarë dihet për rrëzimin e avionit në Kazakistan që vrạu 38 nga 67 personat në bord
Një avion i linjës së Azerbajxhanit është rrëzuar në Kazakistan duke vrarë 38...
-
Valixhe e dyshimtë në afërsi të një banese ndërtimi në Ferizaj, policia jep detaje
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
BQK: Kosovarët morën 768.9 milionë euro më shumë kredi sesa vitin e kaluar
Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media, ku ka rikapitul...
-
Ushtarët e KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin e trazirave të turmave në Kosovë
Ushtarët letonezë të misionit të KFOR-it në Kosovë kanë përfunduar trajnimin ...
-
Mbyllet institucioni paralel serb në Mitrovicë të Veriut
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot është mbyllur një...