Lajme

​SHBA dërgon sërish 400 milionë dollarë armatime për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 16:50 | 09 July 2022

Pentagoni njoftoi dërgimin e një pakete të re ndihmash ushtarake për Ukrainën, me vlerë 400 milionë dollarë duke konfirmuar kështu raportimet e paradokohshme të medias.

Siç ishte parashikuar, në armatimet e reja bëjnë pjesë katër raketahedhës të tjerë ”Himars” dhe rreth 1 000 predha artilerie 155 milimetërshe, që kanë saktësi të madhe dhe do të ndihmojnë Kievin të godasë zona specifike.

Në paketë ka edhe tre automjete taktike, sisteme radarësh, pjesë këmbimi dhe pajisje të tjera ushtarake.

-Advertisement-

Vetëm në tre javët e fundit, SHBA ka dhënë 2,2 miliardë dollarë ndihma sigurie për Ukrainën ose tetë miliardë që nga fillimi i administratës së Bidenit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera