Lajme

SHBA i bën thirrje Myanmarit ta ndalë dhunën ndaj myslimanëve

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 12 September 2017

Shtëpia e Bardhë ka thënë se shpërngulja e dhunshme e myslimanëve të etnisë rohingya në Myanmar tregon se forcat e sigurisë të vendit nuk janë duke i mbrojtur civilët.

SHBA u ka bërë thirrje autoriteteve të sigurisë në Myanmar t’i japin fund dhunës dhe shpërnguljes së civilëve të të gjitha komuniteteve, transmeton Express.

“U bëjmë thirrje autoriteteve të sigurisë të Myanmarit ta respektojnë sundimin e ligjit, ta ndalin dhunën dhe t’i japin fund shpërnguljes së civilëve nga të gjitha komunitetet”, ka thënë Shtëpia e Bardhë në një komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera