Lajme

SHBA, 4 janari afati i fundit për vaksinimin e plotë të punonjësve

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 05 November 2021

Deri në 4 janar, kompanitë me 100 ose më shumë punonjës në SHBA duhet tu kërkojnë atyre të vaksinohen plotësisht ose të testohen të paktën një herë në javë për koronavirusin.

Shtëpia e Bardhë publikoi rregullat e reja të vaksinimit kundër COVID-19, të cilat janë të ngjashme me ato të punonjësve të kujdesit shëndetësortë. Sipas rregullave, të nxjerra nga Administrata e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë zyrat duhet të ofrojnë leje nga puna për punonjësit për të bërë vaksinat. Po kështu, punonjësit e pavaksinuar duhet të mbajnë maska në vendin e punës.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, rregullat do të prekin 84 milionë punonjës dhe rreth 17 milionë punonjës të kujdesit shëndetësor në 76,000 objekte, përfshirë spitalet dhe objektet e kujdesit afatgjatë. Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se punëdhënësit që nuk respektojnë rregullat mund të përballen me gjoba deri në 14,000 dollarë për shkelje.

-Advertisement-

Ata mund të kërkojnë të përjashtohen nga zbatimi për arsye mjekësore ose fetare. Me anë të një deklarate, Presidenti Joe Biden tha se ai e sheh këtë si një zgjedhje të thjeshtë: “Vaksinoni më shumë njerëz ose do të zgjasni këtë pandemi dhe ndikimin e saj në vendin tonë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera