Lajme

SHBA, 14 të vdekur nga tornadot

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 02 May 2017

Në SHBA, të paktën 14 vetë kanë humbur jetën si pasojë e tornadove dhe stuhive që përfshinë shtetet jugore Teksas, Arkansa, Mizuri dhe Misisipi.

Pjesa lindore e Teksasit është zona e goditur më rëndë, me një seri tornadosh që shkaktuan vdekjen e të paktën katër personave si dhe dëme të mëdha.

Sipas zyrtarëve, të paktën 50 persona të tjerë janë plagosur.

-Advertisement-

Autoritetet njoftojnë për 5 të vdekur në Arkansa. Një pemë ra mbi një grua, duke i shkaktuar vdekjen 65 vjeçares, ndërsa një vajzë 10 vjeç u mbyt nga ujrat e rrëmbyer.

Policia po zhvillon kërkime për të gjetur dy fëmijë të zhdukur pasi makina në të cilën ata ndodheshin u përfshi nga uji.

Patrulla e autostradës në Mizuri njofton për vdekjen e një gruaje 72 vjeçare e cila nuk arriti të shpëtojë nga mbytja pavarësisht përpjekjeve të bashkëshortit të saj për ta nxjerrë nga makina.

Në Misisipi, një pemë që u rrëzua mbi një shtëpi shkaktoi vdekjen e një personi.

Në fundjavë, si pasojë e stuhive në këtë shtet 23 mijë njerëz ishin pa energji eletrike sipas zyrtarëve vendas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera