SHATK i reagon OVL e UÇK-së: Kërcënimet për ndalimin e shfaqjes “Bordel Balkan”, të ulëta dhe primitive

Autori: Gazeta inFokus
15:45 | 28 April 2017
Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës ka reaguar ndaj Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët kanë paralajmëruar se do ta pengojnë shfaqjen “Bordel Balkan” të dramaturgut Jeton Neziraj.
Në reagimin e SHATK-së, thuhet se veprimet e tilla dhe kërcënimet e hapura përmes kumtesave apo presionit të drejtpërdrejtë ndaj dramatugut Jeton Neziraj dhe artistëve e krijuesve të tjerë të kësaj shfaqjeje, janë kërcënime të ulëta e primitive jo vetëm ndaj lirisë së shprehjes, të drejtës së fjalës dhe lirisë krijuese, por edhe ndaj jetës dhe integritetit njerëzor të artistëve.
Reagimi i plotë i SHATK-së:
Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës (SHATK) reagon ashpër ndaj kërcënimit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e cila dje, përmes një kumtese për mediat, ka ftuar publikun që të mos marrë pjesë në premierën e shfaqjes teatrore “Bordel Ballkan” (pjesë përbërëse e repertorit të rregullt të Teatrit Kombëtar të Kosovës), ndërkohë që, në emër të “mbrojtjes së Luftës së UÇK-së e të vlerave tona kombëtare nga denigrimi e bastardimi”, ka kërcënuar që ajo do ta pengojë këtë shfaqje.
Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës vlerëson se veprimet e këtilla të hapura, përmes kumtesave apo presionit të drejtpërdrejtë ndaj dramatugut Jeton Neziraj dhe artistëve e krijuesve të tjerë të kësaj shfaqjeje, janë kërcënime të ulëta e primitive jo vetëm ndaj lirisë së shprehjes, të drejtës së fjalës dhe lirisë krijuese, por edhe ndaj jetës dhe integritetit njerëzor të artistëve. Në një vend demokratik, të lirë, sovran e të pavarur, kërcënimet e këtilla rrezikojnë seriozisht vlerat themelore demokratike dhe lirinë e krijimtarisë artistike.
Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës konsideron se misioni i artit dhe i artistëve të teatrit është që, përmes dramave, shfaqjeve teatrore, performancave dhe formave tjera artistike të mbajnë qëndrim kritik ndaj historisë, ndaj realitetit politik dhe përgjithësisht ndaj zhvillimeve të ndryshme shoqërore e politike në Kosovë e më gjerë. Me artin dhe krijimtarinë e tij artistike, dramaturgu dhe skenaristi Jeton Neziraj është një nga zërat e paktë kritikë, si dhe, falë vlerave të kësaj krijimtarie, edhe një nga krijuesit tanë më të mirë brenda dhe jashtë vendit. Me qëndrimin, deklaratat, parimet dhe veprimet e tyre, veteranët e Luftës së UÇK-së, të cilët kanë luftuar për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, duhet të jenë mbrojtës e garantues, e jo kërcënues të lirisë së shprehjes e të krijimtarisë artistike.
Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës fton publikun e kryeqytetit dhe më gjerë që të injorojë me përbuzje kërcënimet e thirrjet primitive linçuese ndaj artistëve dhe artit të tyre dhe që, në mbështetje të lirisë së shprehjes e të lirisë krijuese, ashtu sikundër edhe në shfaqjet e tjera, të marrë pjesë edhe në premierën dhe në reprizat e kësaj shfaqjeje. Jo militantët partiakë e politikë, as komisarët e komandantët e kësaj apo asaj lufte, por publiku, artistët, krijuesit e teatrit dhe kritika profesioniste teatrore janë ata që do t’i përcaktojnë vlerat, rëndësinë dhe hierarkinë artistike të shfaqjeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës apo në teatrot e tjera.
Shoqata e Artistëve të Teatrit të Kosovës fton organet e rendit e të drejtësisë, si dhe institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës, që të garantojnë lirinë e shprehjes e të krijimtarisë artistike, si dhe që, përmes mekanizmave ligjorë e institucionalë, t’u kundërvihen të gjitha përpjekjeve dhe veprimeve kërcënuese e shantazhuese, të cilat e cenojnë dhe rrezikojnë seriozisht rendin, lirinë, barazinë, paqen, qetësinë dhe demokracinë e brishtë në vendin tonë. Fjala e lirë, liria e shprehjes dhe e krijimtarisë artistike janë vlera të patejkalueshme themeltare e universale, mbi të cilat duhet të projektohet e sotmja dhe e nesërmja e vendit tonë./Telegrafi/

Të tjera
-
Sot Tiktoku mbyllet në Shqipëri
Përpos vendimit të qeverisë për mbylljen e aplikacionit për një periudhë 1-vj...
-
Maqedonci për letrën që ia çoi KFOR-it rreth mosdërgimit të FSK-së në veri: Do ta respektojmë zotimin
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sërish ka folur për letrën që ia ka dër...
-
Vodhi në një market në Fushë-Kosovë, arrestohet 32 vjeçarja
Një 32-vjeçare është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi që e njëjta ka kryer vj...
-
Sot bëhen 26 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Sot bëhen 26 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës ku pati viktima dhe qind...
-
Njohësit: Çdo vonesë drejt rezultateve përfundimtare, vonon formimin e institucioneve
Rinumërimi i 177 kutive të votimit, me 1613 fletëvotime nga votimi me postë q...
-
Fillojnë negociatat për qeverinë në Gjermani
Sot në Gjermani do të nisin negociatat për të formuar një qeveri që do të zëv...
-
Rrạhja në Pejë: Dy të thẹrur, tre të arrestuar
Një incident ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “Konferenca e Bujan...
-
Paralajmërimi për erëra të forta, Komuna e Prishtinës bën apel për kujdes: Shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta e pemëve
Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të të kenë kujdes gjatë ditës...
-
Vdes një burrë në QKUK, para disa ditësh u gọdit nga një veturë
Një burrë ka vdekur dje në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ra...
-
5 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë
Sot më 13 mars janë bërë dy vjet që kur pandemia COVID-19, arriti në Kosovë. ...
-
Hyseni i LDK’së: Sot nuk u sulmua vetëm fjala e lirë, por edhe vetë demokracia
Ekrem Hyseni i LDK’së thotë se sot nuk është sulmuar vetëm fjala e lirë, por ...
-
Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara – bllokohet hyrja
Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara – bllokohet ...