Shasha: Gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin, improvizime dhe sensacion momental politik
Autori: Gazeta inFokus 21:02 | 02 February 2023
Drejtori i Institutit të Kosovës për Politikat Evropiane, Demush Shasha, i ka quajtur improvizime dhe sensacion momental politik, gjashtë kushtet e Kurtit për Asociacionin.
Në një shkrim në llogarinë e tij në Facebook, Shasha ka thënë se pikat e Kurtit duken jashtëzakonisht të ngjashme me ato katër kushtet e dialogut.
“Nga CEFTA në SEFTA, nënshkrimi i marrëveshjes së paqes dhe mos-agresionit, reciprocitet bilateral në çështje të pakicave, dhe largimi i Odaloviqit nga delegacioni serb”, u shpreh ai.
Janë dy gjëra që lënë shije të keqe për mënyrën se si u prezantuan sot këto 6 kushte të Asociacionit.
Sipas tij, kryeministri i prezantoi ato në kuadër të një ballafaqimi momental me opozitën dhe jo si produkt i një procesi serioz politik i cili synon t’i kthejë parimet politike në politikë shtetërore.
Ai thekson se nëse Kurti me të vërtet beson se këto janë “vijat e kuqe” të Kosovës, atëherë ai është dashur që në takime të mbajtura me liderët e opozitës t’i njoftojë ata për këtë qëndrim dhe të fillojë një dialog konfidencial me qëllim të shkëmbimit të mendimeve dhe krijimit të konsensusit të nevojshëm ndër-partiak për “vijat e kuqe”.
“…Kësisoj këto do kishin marr formën përfundimtare të një platforme për dialogun të cilën do mbështetnin të gjitha partitë. Kështu si ka vepruar Kryeministri duke i hedhur këto 6 kushte nga qielli në cirkun politik ai vetëm ka thelluar përçarjet në mes partive rreth kësaj çështje”, tha Shasha.
Ndryshe, Kurti, në seancën e së enjtes në Kuvend ka treguar gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kushti i parë sipas tij është që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet që janë në fuqi.
Po ashtu, Kurti ka thënë se nuk mund të ketë Asociacion monoetnik.
Të tjera
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...
-
Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë Kosova që u rra hë me grushte nga disa persona
Një prind në Fushë Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin....
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...