Sport

Shaqiri vazhdon të shkëlqejë në elitën angleze

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 04 December 2017

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, vazhdon të shkëlqejë në Premier Leaguen e Anglisë. Shaqiri të shtunën ishte vendimtar në fitoren 2:1 që Stoke City e shënoi ndaj Swansea Cityt. Ai realizoi golin e barazimit për Stoken në minutën e 36-të me një gjuajtje nga afro 12 metra.

Për Shaqirin ishte goli i katërt në 14 ndeshje në Premier League, ndërsa ka edhe pesë asistime, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ishte një fitore shumë e madhe për ne, pasi në ndeshjet e fundit nuk kemi mundur të fitonim. Kishim disa humbje të ngushta. Humbëm nga Liverpooli dhe është mirë që patëm ndeshje tri ditë më vonë për t’u treguar tifozëve tanë se jemi ende këtu për të treguar performanca më të mira. Jam shumë i lumtur që skuadra ka treguar karakter dhe kjo ishte me rëndësi”, ka deklaruar Xherdan Shaqiri për faqen zyrtare të Stoke Cityt.

-Advertisement-

Ndonëse Shaqiri po tregon ndeshje të mira, Stoke City nuk është duke u paraqitur në nivelin që ishte pritur. Stoke City pas 15 xhirove në elitën e Anglisë zë vendin e 13-të me 16 pikë. Është vetëm gjashtë pikë larg zonës që e dërgon në rangun e dytë. Në mesjavë Stoke pësoi 3:0 në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera