Sport

Shaqiri takon tifozët dhe nënshkruan flamurin e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 28 July 2018

Xherdan Shaqiri ka kryer pushimet pas Kampionatit Botëror Rusia 2018. Ylli nga Kosova menjëherë iu ka bashkuar Liverpoolit në stërvitje e turneut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjilanasi është pritur shumë mirë nga tifozët e The Reds, të cilët po e presin shpërthimin e tij. Faqja zyrtare e Liverpoolit ka shkruar se Shaqiri pritet ta bëjë debutimin e tij në ndeshjen miqësore ndaj Manchester United, e cila do të zhvillohet sonte nga ora 23:05 në SHBA.

Në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Unitedin, Xherdani është takuar me tifozë të Liverpoolit.

Disa tifozë shqiptarë kanë ndjekur stërvitjen e Liverpoolit, ndërsa pas përfundimit të saj Xherdani është afruar t’i përshëndesë.

-Advertisement-

Nuk kanë munguar fotot e Xherdanit me tifozët shqiptarë, ndërsa ai nuk ka hezituar të jap nënshkrimin e tij në flamurin kuq e zi të shqiptarëve.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera