Shaqiri, shqiptari i rekordeve: Jam i tronditur dhe shumë krenar!
Autori: Gazeta inFokus
09:32 | 08 May 2019
Xherdan Shaqiri kishte kohë që nuk po shfaqej si protagonist te Liverpool, për shkak se Jurgen Klopp ka gjetur ekuilibrat perfekte në sulm, por shansi i shqiptarit erdhi në ndeshjen e vitit, pasi kundër Barcelonës mungonin Firmino e Salah.
Një paraqitje shumë e mirë, pasuruar me asistin për golin e tretë, ndërsa tani Shaqiri kërkon triumfin e dytë në Champions League, pas atij me Bayern.
Pas ndeshjes së djeshme “xhuxhi magjik” foli për Teleclub: “Është e vështirë të gjesh fjalë në një moment të tillë. Jam jashtëzakonisht krenar për këtë ekip, për atë që kemi bërë. Pakkush e besonte, pasi e nisëm keq, por besuam dhe dëshironim të luanim lojën tonë deri në fund”.
Gjithsesi, kualifikimin zor se e mendonin edhe vetë lojtarët e The Reds dhe Shaqiri e pranon: “Jam ende i tronditur, por shumë krenar për këtë fitore. Nuk e kam provuar kurrë diçka të tillë. Është unike, nuk ndodh çdo ditë. Tifozët ishin të mrekullueshëm, pa ta nuk do ishte e mundur”.
Një fitore edhe për Xherdanin: “Tre muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për mua, por prita shansin tim, duke u stërvitur fort. Liverpool është një super klub, duhet të dish të bësh diferencën. U ktheva në formacion duke e ditur se kisha një barrë të rëndë mbi vete, por u ndjeva shumë mirë dhe besoj se e justifikova besimin. Tani dua trofeun, nuk ka rrugë tjetër”.

T� tjera
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
-
Parashikimi i frikshëm i ‘babait të inteligjencës artificiale: IA mund të dalë jashtë kontrollit të krijuesve në tre vitet e ardhshme
Fituesi i Çmimit Nobel, Geoffrey Hinton, i njohur si “babai i inteligjencës a...
-
Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan
Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabu...
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...



































