Sport

Shaqiri largohet nga klubi i Arbërisë

Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 10 January 2021

Mesfushori i njohur kosovar, Filonit Shaqiri, i ka dhënë fund aventurës së tij me skuadrën e Arbërisë, që këtë vit po luan për herë të parë në histori të klubit në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti ferizajas përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook.

Ai ka falënderuar kryesin e klubit për korrektësinë e treguar ndaj ti dhe ka shtuar se tani është lojtar i lirë.

-Advertisement-

Më poshtë keni postimin e Shaqirit pa ndërhyrjen e redaksisë.

Përshëndetje miq,

Ju bëj me dije përmes këtij publikimi që kam përfunduar bashkëpunimin me Klubin Futbollistik “Arbëria” dhe tashmë jam një futbollist i lirë.

Shfrytëzoj rastin t’i falenderoj drejtuesit e këtij klubi për korrektësinë dhe stafin teknik për besimin.

Shihemi në sfidat e radhës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera