Sport

Shaqiri flet para sfidës në Beograd, ka këtë porosi

Autori: Gazeta inFokus 14:06 | 12 September 2018

Xherdan Shaqiri me Liverpoolin me 6 nëntor do të udhëtojnë në Beograd për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Crvena Zvezdës. Tifozët serb do ti përgatisin një “mirëseardhje të nxehtë”, shkruan Liverpool Echo.

“Nuk kam frikë fare. Kam lexuar disa shkrime. Por unë po shkoj atje për të luajtur futboll. Unë nuk kam frikë nga askush’, ka thënë Shaqiri, i cili mbahet mend nga serbët për golin që ia shënoi Serbisë në botërorin e Rusisë dhe festimin me shqiponjë.

Ndërkohë thekson se është shumë i kënaqur te Liverpooli.

-Advertisement-

“Jam shumë i kënaqur. Unë duhet të punoj çdo ditë në stërvitje dhe të tregoj vetën time. Kam marrëdhënie vërtet të mira me trajnerin Klopp. Gjithçka është e mire”, ka deklaruar Shaqiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera