Sport

Shaqiri e Xhaka titullarë kundër Andorrës

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 16 June 2023

Në kuadër të Grupit I të kualifikimeve drejt Euro 2024, përveç Kosovës, ndeshje sot do të zhvillojë edhe Kombëtarja e Zvicrës.

Me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Nacional” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Andorrës dhe Zvicrës, raporton KosovaPress.

Zvicra i prin Grupit I me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e dytë, kurse Andorra pas dy ndeshjeve ka arkëtuar vetëm një pikë dhe zë vendin e katërt në grup.

-Advertisement-

Futbollistët me prejardhje nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të synojnë një tjetër fitore në këto kualifikime, ku edhe janë titullarë në ndeshjen e sotme ndaj Andorrës.

Ndërkaq, më poshtë mund t’i gjeni formacionet zyrtare të dy kombëtareve.

Andorra (5-4-1): Alvarez; San Nicolas, Llovera, Alavedra, Guillen, Rubio; Cervos, Vales, Rebes, Jordi Alaez; Rosas

Zvicra (3-4-2-1): Kobel; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Fernandes, Zakaria, Xhaka, Freuler; Shaqiri, Vargas; Amdouni

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy