Sport

Shaqiri do ta regjistrojë një rekord të ri nesër në lojën me Kosovën, ai uron të ketë festë të dyfishtë

Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 17 November 2023

Xherdan Shaqiri do ta shkruajë nesër mbrëma emrin e tij në histori të futbollit zviceran.

Futbollisti nga Kosova do ta barazojë rekordin e legjendarit Heinz Hermann.

Ky i fundit i kishte zhvilluar 118 ndeshje me Kombëtaren e Zvicrës.

-Advertisement-

E të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Shaqiri, duke e barazuar rekordin e tij, në një ndeshje mjaft speciale, atë kundër vendit të zemrës së tij – Kosovës.

E Shaqiri uron që pas kësaj ndeshjeje speciale të festojë me shokët e tij të Kombëtares, duke u kualifikuar në Euro 2024 përmes një fitoreje ose një barazimi ndaj “Dardanëve”.

“Është padyshim një lojë shumë e veçantë për mua. Disi e kam pasur gjithmonë në mendje rekordin e Heinz Hermann. Për mua do të ishte gjëja më e madhe nëse do ta kurorëzonim ndeshjen me kualifikimin në Evropian”, u shpreh Shaqiri në konferencë për shtyp.

Granit Xhaka e mban rekordin e më së shumti ndeshjeve të zhvilluara me Zvicrën, të cilin e regjistroi pak ditë më parë kundër Izraelit, me 119 ndeshje

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera