Lajme

Shantazhon një person, policia ia bastis shtëpinë

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 28 June 2017

Policia e Prizrenit, gjatë ditës së martë ka njoftuar për një rast shantazhi kundër një mashkulli. Menjëherë pas kësaj ata kanë filluar me hetimin e rastit më tej.

Të njejtën kohë është bërë edhe një bastistje në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur një pushkë automatike AK-47 me numër serik16193350 me dy karikatorë me 46 fishekë të kalibrit 7.62mm;

Një qese me lëndë të panjohur që dyshohet të jetë narkotik;

-Advertisement-

 Disa kartela telefoni dhe telefon të markës LG.

Komunikata e plotë:

Prizren, 27 qershor

Me datën 27 qershor, në policinë e Prizrenit është iniciuar një rast i shantazhit kundër një të dyshuari mashkull. Hetuesit rajonal në koordinim me prokurorinë e shtetit kanë nisur me hetimin e rastit. Pas informacioneve të para është parë e arsyeshme që të kryhet bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Dobrusht me ç rast janë gjetur dhe sekuestruar:

Një pushkë automatike

Lidhur me gjetjet është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të mbahet nën masën e arrestit policor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera