Sport

Shantazh përmes parave, FIFA në “skenë” kundër agjentëve

Autori: Gazeta inFokus 08:56 | 02 February 2018

Merkatoja e transferimeve të janarit në futbollin europian dhuroi jo pak lëvizje të bujshme që krijuan gjithashtu terren për agjentët që të arkëtojnë fitime kolosale, si tarifa ndërmjetësuese.

Philippe Coutinho, Aubameyang apo Laport ishin disa nga transfertat më të kushtueshme në një xhiro milionash ku prokuratorët e lojtarëve krijojnë kushtet e nevojshme shpeshherë edhe në format e shantazhit, për të kristalizuar ndryshime që u garantojnë fitimet.

FIFA iu dorëzua pushtetit të agjentëve në vitin 2015 por presidenti Gianni Infantino kërkon t’i japë fund pagesave të pandershme të atyre që konsiderohen shpesh si një e keqe e madhe e futbollit. Agjentët paguhen nga dy ose 3 palë për një transferim, dhe ndonjëherë kushtëzojnë klubet në sakrifica ekonomike që janë fatale për buxhetin.

-Advertisement-

“Jam shumë i shqetësuar për fluksin e madh të parave që përfshin futbollin. Komisionet që i paguhen ndërmjetësve vazhdojnë të rriten në shifra alarmante ndërsa paratë që jepen për të rinjtë janë në rënie. marrëveshjet më të mëdha të transferimit bëhen shpeshherë në një mënyrë jo të pastër dhe ngrenë pikëpyetje mbi keqpërdorimin e fondeve”, u shpreh Gianni Infantino, president i FIFA-s.

Në sinkron të plotë me FIFA-n, UEFA përllogariti se në një periudhë kohore prej 4 vjetësh, agjentëve iu paguan 3 miliardë Euro nga klubet europiane, si tarifa ndërmjetësimi. Mjafton të përmendet vetëm një rast: Mino Raiola fitoi 45 milionë Euro nga Juventus, Manchester United dhe Pogba, për transferimin e lojtarit në “Old Trafford” në vitin 2016.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera