Shamia në shkolla, Nagavci: Udhëzimi administrativ mbetet në fuqi, është përcaktuar qartë karakteri i shtetit
Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 20 August 2022
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbëria Nagavci, gjatë një konference për media është deklaruar për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me sistemin arsimor, duke filluar nga fillimi i vitit të ri, paralajmërimet për grevë nga SBASHK-u, por edhe për çështjen lejimit të shamisë në shkolla.
Nagavci, gjatë deklarimit të saj ka thënë se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e ri shkollor dhe se për këtë gjë është njoftuar edhe nga shkollat.
“MASHTI në koordinim me komunat dhe drejtoritë dhe shkollat I ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin shkollor. Jam e njoftuar se edhe shkollat janë gati për fillimin e ri shkollor”, ka thënë ajo.
Sa i përket paralajmërimit për grevë nga SBASHK, Nagavci tha se Ministrja e njeh organizimin sindikal dhe kushtet më të mira për punë, por që mos mbajtja e mësimit i dëmton nxënësit dhe e shkel të drejtën e këtyre të fundit për arsim.
“Kemi qenë dëshmitar dhe kemi ndjekur deklarimin se sindikata e arsimit ka paralajmëruar grevë për datën 25 gusht, duke e pranuar se e njohim organizimin sindikal dhe kërkesën për kushte më të mira të punës. Por duhet cekur se mosmbajtja e mësimit i dëmton më së shumti nxënësit dhe e shkel të drejtën e tyre për arsim. Të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdese të veçantë në Projektligjin e ri të Pagave”, ka thënë ministrja.
Ajo ka komentuar edhe debatin e bërë rreth lejimit të shamisë në shkolla, duke thënë se nuk ka një udhëzim për shaminë.
Për ketë çështje ministrja është deklaruar po ashtu se është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit dhe institucioneve të Kosovës.
“Sa i për Udhëzimit administrativ, është fol shumë kohëve të fundit. Dua të bëjë të qartë se nuk ka ndonjë udhëzim administrativë për shaminë, nuk ka pas asnjëherë me sa unë e di. E gjithë kjo fushatë që është ngritur kohëve të fundit, nuk është të themi e bazuar dhe e qëndrueshme. Është e përcaktuar qartë karakteri i shtetit tonë dhe i institucioneve publike. Udhëzimi administrativ të cilit i kanë referuar ka të bëjë me mbarëvajtjen e punës në shkollat e mesme të larta. Është vërtetë që ky udhëzim administrativ që ka disa çështje ligjore, sepse preambula të cilës i referohet nuk ka të bëjë specifikisht me kompetencat e MASHT-it. Por e vërteta është që rekomandimet janë dhënë që ai Udhëzim të mbetet në fuqi, ne nuk mund ta ndryshojmë një nen specifik. Udhëzimi do të mbetet në fuqi dhe do të shohim tutje vetëm në aspektin formal ligjor”, ka thënë Nagavci.
Të tjera
-
Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot të diskutojë në lidhje me çmimet e deriv...
-
Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së – Kosova s’është në rend dite
Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ...
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Lansohet shërbimi të E-Komuna
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon ceremoninë e lansimit...
-
Intervista e Biden me prokurorin e posaçëm, Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit
Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikim...
-
Presidenca i reagon për herë të dytë Gërvallës
Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovë...
-
Kushtëzimi i Kosovës për në KiE, eurodeputeti gjerman, Butikofer: Gabim i keq i Qeverisë gjermane
Gjermania, së bashku me shtetet e tjera të QUINT-it kanë kërkuar që Kosova të...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë, njofton se sot mban mot i vranët dhe m...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së tek...
-
Vllasi: E pakuptueshme që Kosova me sjelljet e veta rrezikon pranimin në KiE
Njohësi i rrethanave politike, Azem Vllasi ka thënë se Kosova po e humb një m...
-
Specialja ua vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Tahiri: Një pjesë e pushtetit është verbuar skajshmërisht, tjetra vazhdon me eksperiment pas eksperimenti
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahir...