Shala: ZRrE-ja e konfirmoi që vendi është pa tarifa
Autori: Gazeta inFokus 19:28 | 23 May 2022
Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka folur sot për raportimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në këtë komision lidhur me tarifat e energjisë elektrike.
Shala tha se ky takim u mbajt i mbyllur me kërkesë të ZRrE-së, dhe se kjo Zyrë e ka konfirmuar tashmë që vendi është pa tarifa.
“Sot jemi këtu bashkë që ta sqarojmë edhe atë pjesë por ishte kërkesë e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë që të mbahej takimi i mbyllur për shkak të sensibilitetit të situatës dhe duke pasur parasysh që ishte kërkesë e tyre, ne e aprovuam si komision atë kërkesë por që praktikisht nuk besoj që ka mbetur gjë keq sepse ne jemi këtu me juve dhe do t’i informojmë mediat për të gjithë rrjedhën në sektorin energjetik të vendit”.
“Në parim, gjithë procesi ka shkuar, në fillim është raportuar për situatën që e ka obligative, ligjore menaxhuese komisioni praktikisht ZRrE-ja dhe hapat që kanë ndërmarrë pas vendimit të Gjykatës, bllokimin ose shtyrjen e çmimit të tarifave, në këtë relacion ne kemi dëgjuar si komision pastaj është hapur një pjesë e debatit dhe kemi shkëmbyer idetë, mendimet, propozimet dhe alternativat për gjetjen e një emëruesi të përbashkët gjë për të cilën parimisht e themi që tash nuk kemi emërues të përbashkët dhe ZRrE-ja si zakonisht mbron pozicionin e vet ndërsa pjesa jonë e deputetëve kemi dhënë mendimet individuale për situatën e krijuar”.
“Ajo që mund të themi si rezultat i përbashkët është që zyra e rregullatorit e ka konfirmuar tashmë që vendi është pa tarifa. Situata në të cilën është dhe vendimin që ka nxjerrë dje Zyra e Rregullatorit për mua personalisht si kryetar i komisionit e kam thënë edhe në takim është vendim jomeritor i zyrës së rregullatorit ,është orvatje për t’i ikur përgjegjësisë, është një shmangie nga ajo çka kërkon dy nivele të shkallës gjyqësore, tashmë edhe avokati i popullit që të stopohet”.
Shala, njëherësh deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se kanë kërkuar nga ZRrE-ja që të marrë vendime e të mos i shtyjë ato, duke e akuzuar këtë institucion që bashkë me qeverinë po tentojnë që t’i ikin përgjegjësisë duke mos e zbatuar vendimin gjyqësor”.
“Qytetarët sot janë të gjithë pa informacion të mirëfilltë dhe sot vendi është pa çmim për tarifat e energjisë”.
“Ne kemi kërkuar edhe aty, kërkojmë edhe këtu që ZRrE-ja duhet të jetë në krye të detyrës, është aty për të marrë vendime jo për të shtyrë vendime sepse shtyrjen e ka bërë gjykata dhe tashmë zyra e rregullatorit është pa asnjë qëndrim të vetin personal, menaxhues, ligjor që e ka obligim për sektorin”.
“Me këtë logjikë qeverisëse, Zyra e Rregullatorit në bashkëpunim, e them me sinqeritetin më të madh, me qeverinë, është duke u orvatur që t’i ikë përgjegjësisë dhe të mos zbatojë vendimin gjyqësor, ligjor në këtë relacion ka ardhur në pozicion ku sot qytetarët e vendit janë para një situate ku nuk kanë çmim zyrtar tarifor dhe kjo është situatë jashtëzakonisht alarmante për tërë sektorin energjetik ku paaftësia qeverisëse e reflektuar përmes ndërhyrjeve politike te bordi i Zyrës së Rregullatorit po e fut sektorin energjetik në një kolaps total, krijon situata të paqena dhe po orvatet që në një mënyrë apo tjetër të mos zbatojë vendimet gjyqësore”.
Të tjera
-
Policia vendos pengesa në njërën nga urat në Bërnjak
Policia vendos pengesa të pjesërishme te Ura e Bërnjakut, Elshani jep detaje ...
-
Reagon Policia pas raportimeve se SHBA i “sanksionoi”: Vazhdojmë të kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm
Policia e Kosovës ka reaguar pas raportimit të djeshëm në media se Shtetet e ...
-
“The Telegraph”: Sali Berisha shpenzoi rreth 500 mijë euro për ta hequr “non gratan” në Britani
Gazeta e njohur britanike, “The Telegraph”, raportoi të mërkurën se ish-kryem...
-
Shala: Nuk ka favor më të madh për mafian energjetike, sesa kjo çasje politike e qeverisë
Deputeti i PDK-së Ferat Shala ka reaguar me një status në rrjetin social Face...
-
Haxhiu pret në takim homologun daneze, flasin për zbatimin e marrëveshjes për burgjet
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim homologun e s...
-
Osmani e përkushtuar për forcimin e marrëdhënieve me Gambinë
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj të Gambisë, Adama Ba...
-
Korenica i reagon Konjufcës: Pa u kthyer vajza me shami në shkollë nuk votojë në Kuvend, s’bëra fushatë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica ka njoftuar sot se nuk do të...
-
Militanti i VV-së i tallet keq me ambasadorin Hovenier: Gjyshi im thojke “shpija jote, pọrdha jote”
Egzon Azemi, militant i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit edhe këshilltar p...
-
Haradinaj pas paralajmërimeve të ShBA-së: Po hymë në një periudhë më të keqe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka komentuar ...
-
Rrotullohet kamioni i një kompanie pastrimi në Mazgit, ngasësi përfundon në QKUK
Një aksident trafiku ka ndodhur në Magzit të Prishtinës, ku është rrotulluar ...
-
Radomiroviq pas shkarkimit e akuzon Rashiqin: Ndan mjete vetëm për bashkëpunëtorët e tij
Radoica Radomiroviq që dha dorëheqje nga partia e ministrit Rashiq, ka thënë ...
-
Shqipëria ftohet ta hapë kapitullin e parë në bisedimet për anëtarësim në BE
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) janë pajtuar njëzëri për ta hapur k...