Lajme

Shala me projekte konkrete për investitorët e huaj (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 20 October 2017

Pretendentja për të parën e komunës së Pejës, Sabiha Shala është takuar sot me përfaqësuesin e kompanisë së prodhimit të ujit “Sprint of Drini”, shkruan Infokusi.com

Pronar i kësaj kompanie është një investitor gjerman të cilit Shala i ka premtuar se do të ketë lehtësira në të bërit biznes në komunën e Pejës, njësoj sikur të gjithë investitorët e tjerë.

Shala ka treguar gjithashtu se sjellja e investitorëve të huaj është në fokus të qeverisë së saj në këtë mënyrë nuk do të lë asnjë  të papunësuar në komunën e Pejës.

-Advertisement-

Më poshtë mund të gjeni statusin e plotë të Shalës bërë në “facebook”

E lumtur të takoj përfaqësuesin e kompanisë së prodhimit të ujit “SPIRIT OF DRINI”, ku do të investohen 56 milion euro dhe do të punësohen 100 persona!

Kjo kompani e prodhimit të ujit gjendet në Novosellë, e cila me eksportin e saj jashtë vendit deri më tani ka mundësuar punësim për 50 persona.

Pronari i kësaj kompanie është investitori gjerman Thomas Schoeffler, i cili shumë shpejt do të sjellë investimin e ri në këtë kompani.

Unë garantoj që ky investitor dhe investitorë të tjerë do të kenë lehtësime rreth të bërit biznes gjatë qeverisjes sime!

Sjellja e investitorëve të huaj është në fokusin tim qeverisës. Në këtë formë dhe forma të tjera do të arrijmë të mos e lëmë asnjë të papunësuar në komunën e Pejës!/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera