Lajme

Shala nga Brukseli: Kosova ka përfituar nga bashkëpunimi me Sekretariatin e KE-së në fushën e energjisë

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 17 May 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, po merr pjesë në Plenumin Parlamentar të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, në Bruksel.

Ai tha se në këtë organizim do të diskutojnë për sigurinë e furnizimit me energji, rritjen e çmimeve, Paketën e Gjelbërt të BE-së.

Shala shtoi se Kosova ka përfituar nga bashkëpunimi, këshillimi dhe asistenca legjislative që na është dhënë nga Sekretariati i KE-së në fushën e energjisë.

-Advertisement-

“Në Bruksel, bashkë me kolegë nga Kuvendi i Kosovës, po marrim pjesë në Plenumin Parlamentar të organizuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, palë kontraktuese e së cilës është Kosova.

Në vazhdën e diskutimeve, sot dhe nesër po përfshihen tema që lidhen me sigurinë e furnizimit me energji, rritjen e çmimeve, Paketën e Gjelbërt të BE-së, si dhe qasjen e përbashkët që duhet ta kemi si ligjvënës për ti trajtuar këto zhvillime në vendet tona.

Në vazhdimësi, Kosova ka përfituar nga bashkëpunimi, këshillimi dhe asistenca legjislative që na është dhënë nga Sekretariati i KE-së në fushën e energjisë”, shkroi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera