Lajme

Shala: Nëse Lista Serbe nuk e voton Ushtrinë, duhet të ndryshohet ligji për FSK-në

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 17 September 2017

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala e ka vlerësuar si lajm të mirë deklaratën e kryetarit të komitetit të NATO-s, Peter Pavel i cili tha se Kosova ka të drejtë ta ketë Ushtrinë e vet.

Ai në televizionin publik ka thënë se institucionet duhet të bisedojnë me partnerët, dhe të merret pëlqëimi i tyre për krijimin e Ushtrisë së Kosovë.

“Duhet të bisedohet me partnerët tanë si NATO-n dhe SHBA-në, që të vendoet për tryni ndaj Serbisë, që ata të bëjnë presion te Lista Serbe që ta votojnë Ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Shala, transmeton lajmi.net

-Advertisement-

 Sipas Shalës, Kosovës i nevojitet ndihma e partnerëve në mënyrë që deputetët serbë të binden se Ushtria e Kosovës do të ishte për të gjithë.

“Besoj që vet kryeministri duhet të kyçet në ktë proces. Nëse Lista Serbe nuk e voton, ne duhet të fusim në përdorim planin B për ndryshim të ligjit për FSK-në”, deklaroi deputeti i Nismës.

Shala është shprehur i bindur se Haradinaj do t’i shfrytëzojë të gjitha mundësit, që Kosova ta ketë ushtrinë e vet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera