Shala: Menaxhmenti përfitoi nga resurset e KEK për interesa të VV’së, Ministria e Ekonomisë i mbulonte
Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 26 April 2023
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka folur lidhur me arrestimin e Kryeshefit të KEK’ut, Nagip Krasniqit.
Shala ka thënë se menaxhmenti i KEK ka përfituar materialisht nga asetet dhe resurset e kësaj ndërmarrje për interesa individuale dhe grupore të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Fatkeqësisht parim bazë i këtij menaxhmenti rezulton të jetë përfitimi material në mënyrë të organizuar në asestet dhe resurset e KEK’ut për interesa individuale dhe grupore të Lëvizjes Vetëvendosje, në krye me Kryeministrin Albin Kurti. Për të arritur synimet e veta, ky menaxhment me mbështetje të plotë deri në naivitet të Ministrisë së Ekonomisë, menaxhmenti i KEK shfrytëzoi situatën e krizës globale për lojëra dhe tregtim të energjisë me ndërmarrje tregtare brenda dhe jashtë vendit”, ka thënë Shala.
Ai ka akuzuar menaxhmentin për keqmenaxhim, duke përmendur vonesat në remontet e termocentraleve.
“Duke shpallur me qindra miliona euro tendera njëburimorë, duke vonuar remontet e termocentrale deri në 40 mijë orë pune jashtë normativit teknik, shih bllokun A5, njejtë dhe me bllokun B2, si rezultat i keqmenaxhimit të procesit të prodhimit, shkaktohen defekte dhe pastaj angazhohen ekspertë të jashtëm ku paguhen 12 mijë euro dita”, ka deklaruar deputeti i PDK’së.
Shala ka drejtuar kritika edhe ndaj Ministrisë së Ekonomisë, duke thënë se mbulonte veprimet e menaxhmentit të KEK.
“Menaxhmenti i KEK në mënyrë permanente dhe sistematike mbulohej nga Ministria e Ekonomisë, duke shpalllur shtatë herë gjendje emergjente, me të vetmin rezultat, shmangjen e procedurave të konkurrencës dhe lënien e hapësirës për negociayta në mënyrë direkte”, ka thënë Shala.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...